Genc Burimi: Alibeaj është kanceri i PD-së, Berisha veproI drejt që mbylli dyert e bashkëpunimit

Genc Burimi: Alibeaj është kanceri i PD-së, Berisha veproI drejt që mbylli dyert e bashkëpunimit

10:55, 03/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit 'Kafe Shqeto' në Syri Tv ishte analisti nga Franca, Genc Burimi

Burimi është shprehur se grupi i Alibeajt është një tomor që duhet hequr pasi përfaqëson pjesën e kalbur.

Kam përshtypjen se Berisha ka bërë thirrje për bashkim dje në Shkodër. Më në fund pjesa e shëndetshme që përfaqëson Berisha është një kancer dhe tumor që duhet prerë dhe larguar.

 Problemi është zgjidhur për të ardhmen dhe këto zgjedhje do të mund të zgjidhnin dy gjëra që janë dërgimi i vendit në zgjedhje të parakohshme nëse opozita i fiton zgjedhjet.

Ky grup i shërben vetes së vet për të mbajtur partinë, financat, administratës amerikane për të mbajtur Berishën larg nga vula dhe logoja e PD-së.

Këtë fundjavë pati një ndarje të prerë nga Berisha me grupin e Alibeaj por këto të fundit nuk do të heqin dorë nga shkatërrimi i partisë pasi ata janë më mendimin se më mirë një PD e shkatërruar se në duart e Berishë.

Këta do të mundohen deri në fund që ti dhurojnë Ramës dhe një fitore deri në vitin 2025.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco