Blushi: Nuk do të ndalemi derisa Veliaj të shkojë në burg për aferën e incineratorit të Tiranës

Blushi: Nuk do të ndalemi derisa Veliaj të shkojë në burg për aferën e incineratorit të Tiranës

08:34, 03/04/2023
A+ Aa A-

Në një intervistë në RTV Ora, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi tha se qytetarët e Tiranës paguajnë 100 mijë euro çdo ditë për një shërbim që kryhet, për incineratorin e Tiranës.

Ai shtoi se Partia e Lirisë nuk do të ndalet derisa Erion Veliaj të marrë ndëshkimin shembullor të drejtësisë për miliona eurot e marra nga qytetarët e Tiranës për një shërbim që nuk kryhet.

Blushi: Qytetarët e Tiranës paguajnë 100 mijë euro minimalisht çdo ditë për një shërbim që kryhet, për incineratorin e Tiranës. transporti publik që vetëm ka kosto, por nuk kthehet në shërbim, por po kthehet në një kërcim për qytetarët sepse kemi pasus disa aksidente në Tiranë ku janë rrezikuar jetë njerëzish. Çfarë zgjidhje i ka dhënë Unaza e Re trafikut në Tiranës, sepse akoma janë duke pritur banorët. Më shpejt shkon nga sheshi Skënderbej në Korçë, sesa nga qendra e Tiranës në Kashar.

Partia e Lirisë nuk do të ndalet derisa Erion Veliaj të marrë ndëshkimin shembullor të drejtësisë për miliona eurot e marra nga qytetarët e Tiranës për një shërbim që nuk kryhet. Kemi dërguar një kamion me prova në SPAK për të ndihmuar me hetimet, sepse për ne Veliaj dhe Rama janë përgjegjësit kryesore për incineratorët në mënyrë që askush të mos prekë paratë  e taksapaguesve shqiptarë. Kryemadhi e vërtetoi me dron se mbetjet groposen njëlloj sikurse në të kaluarën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco