Lajmi i fundit

FOTO/ SPAK konfirmon, pas kallëzimit të Bardhit, rifillon hetimet për dosjen 335/1 të Xibrakës

Kandidati demokrat takim me strukturat e LDG: Në 14 maj Tropoja voton Besnik Dushën

Kandidati demokrat takim me strukturat e LDG: Në 14 maj Tropoja voton Besnik Dushën

19:07, 01/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i Partisë Demokratike i dalë nga procesi i primareve për Bashkinë e Tropojës, Besnik Dushaj është prezantuar ditën e sotme me strukturat e LDG-së nga deputeti demokrat Isuf Çela. 

‘Pjesëmarrja dhe entuziami i grave vajzave demokrate të Tropojës pjesëmarrëse ne këtë takim është treguesi i asajë se  me 14 maj Tropoja do të votojë për Besnik Dushen, kandidati i këtijë kualicioni i dalë nga vota e Primareve!’, shkruan Çela në Facebook. 

Postimi i plotë: 

🔷Takimi sot me strukturat e LDG-së Dega e PD Tropojë në prezantimin e kandidatit të kualicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tropojës  zotin Besnik Dushaj.

📌Pjesëmarrja dhe entuziami i grave vajzave demokrate të Tropojës pjesëmarrëse ne këtë takim është treguesi i asajë se  me 14 maj Tropoja do të votojë për Besnik Dushen, kandidati i këtijë kualicioni i dalë nga vota e Primareve!

📍Varfëria,harresa nga qeveria e emigracioni masiv deri në boshatisjen e këtyre zonave janë faktorët kryesorë që i bënë këto zonja që të votojnë kandidatin e kualicionit “Bashkë Fitojmë” Besnik Dushaj.

🔹Një falenderim për të gjitha zonjat pjesëmarrëse dhe me besimin e bindjen se votat e tyre dhe të qytetarëve të Tropojës do të jenë për kandidatin e kualicionit 

“Bashkë Fitojmë” përfaqësues i birit të Tropojës Kryetarit të PDSH-së Prof Doktor Sali Berisha.🤝🤝✌️✌️✌️
#BashkëFitojmëTropojën 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco