Degradimi i rendit/ Salianji sarkastik: Kemi ndonjë rrezik ne këtu apo 'nuk bie rrufeja' në ... parlament?!

Degradimi i rendit/ Salianji sarkastik: Kemi ndonjë rrezik ne këtu apo 'nuk bie rrufeja' në ... parlament?!

12:48, 30/03/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Ervin Salianji, është shprehur me sarkazmë sot në Kuvend lidhur me situatën e rënduar të sigurisë në vend, pas vrasjeve të qytetarëve të pafajshëm në sulmet e bandave dhe goditjen së fundmi edhe të televizionit kombëtar TCH.

Salianji ka kërkuar që Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi sot duhej të ishin patjetër në Kuvend për të folur për këtë çështje.

“Duke qenë se në çdo rrugë e rrugicë, qytet, nëpër bare, nëpër institucione që mendohet se nuk mund të preken, si mediat, ka shpërthyer dhuna, - tha Salianji, -  kemi ndonjë rrisk ne këtu që vijmë në punë apo nisemi nga parimi “që nuk bie rrufeja…” në parlament?!

Dhe së dyti, - iu drejtua ai kryeparlamentares Lindita Nikolla, - pa diskutim që në kushte të tilla të një degradimi të rendit dhe të sigurisë, ku qytetarët pa diskutim ndihen të pasigurt, duhet që Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm ta lënë luftën nga Twitter-i dhe të vijnë këtu. Është seanca e parë, pas ngjarjeve të pandodhura në këtë vend dhe Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm që të dy nuk paraqiten ashtu siç nuk paraqitet Drejtori i Brendshëm i Policisë dhe këtu e kam dhe kërkoj ndërhyrjen tuaj si kryetare e Kuvendit që edhe Ministri, edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nuk paraqiten në Komisionin e Sigurisë Kombëtare për të dhënë përgjigje.

Është dita sot ku Kryeministri, ministri të vijnë të japin llogari para qytetarëve dhe parlamentit dhe pa diskutim pastaj, jo vetëm fjalët dhe lufta imagjinare në Twitter, por një luftë reale dhe një raprezalje e shtetit ndaj bandave kriminale në këtë vend për të treguar që këtu ka qeveri, ka shtet dhe ka institucione.

Sjellja dhe reagimi i qeverisë në kushte të tilla duke mos u interesuar për jetët njerëzore dhe për rendin e  sigurinë pa diskutim qështë shqetësuese.”/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco