Avokatia, Elona Mone: Harta e re gjyqësore, kosto dhe vonesa në drejtësi

11:48, 30/03/2023
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri Tv ishte Elona Mone anëtare e Dhomës së Avokatisë në Vlorë.

Mone është shprehur se shpenzimet për një seancë gjyqësore me reformën e re janë rritur në mënyrë të ndejshme për ne dhe qytetarët. Në BE institucionet janë sa më afër qytetarëve ndërsa në Shqipëri ato i largojnë

"Realisht vlonjatët po vuajnë mungesën e gjykatës së Apelit sepse mblidhte një pjesë e çështjeve të rretheve në jug për të marrë zgjidhje. Ndihet mungesa e zhvillimit të seancave të shpejta ku dhe seancat e gjykatës së apelit të juridiksionit në Tiranë nuk po zhvillohen fare dhe jemi në pragun e një klapsi.

Nuk ka asnjë reagim nga institucionet, një reagim që kam parë nga një gjykatëse e  Apelit të juridiksionit të përgjithshëm është shprehur se fakti se një çështje nuk zhvillohej në njëjtin afat kohor në gjykatën e Apelit Tiranë me Gjykatën e Apelit në Gjirokastër na bëri që të merrnin një reformë të tillë dhe të krijonim një gjykatë të përgjithshëm në Tiranë që për mua kjo ishte krejt pa sens.

Me një ligj dhe vendim të veçantë mund të zëvendësoheshin vakancat në gjykatë por thjeshtë ka munguar vullneti për të shmangur kolapsin. Mendoj se ky ka qenë një vullnet për të bllokuar proceset se sa për të zgjidhur hallet e qytetarëve që i drejtohen gjykatave.

Unë do të jem mes Vlorës dhe Tiranës ku duhet të lë fëmijët e vegjël vetëm tashmë më duhet që të shkoj në Tiranë për të ndjekur seancat gjyqësore që janë kosto që bien mbi qytetarët dhe mbi avokatët.

Nëse duan të regjistrohen në BE ato po shkelin parimet kryesore sepse atje institucionet janë pranë qytetarëve dhe jo larg tyre."

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco