Rama vazhdon shkeljet zgjedhore/ Nis fushatën me stafin: Do të rriten pagat

Rama vazhdon shkeljet zgjedhore/ Nis fushatën me stafin: Do të rriten pagat

11:34, 30/03/2023
A+ Aa A-

Një ditë pasi e cilësoi ‘kinezëri politike’ Kodin Zgjedhor, që e detyron të mos rrisë pagat dhe pensionet katër muaj para zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama e ka nisur ‘fushatën’ elektorale duke shkelur ligjin me institucionin që drejton: Kryeministrinë.

Kreu i qeverisë ka mbledhur sot në një takim punonjësit e kryeministrisë për t’u dhënë atë që e cilësoi si ‘breaking news’ për pagat.

Mes të tjerash, Rama u justifikua se rritja e pagave ndodhi tani, pas 10 vjetësh në pushtet, për shkak se pikërisht në këtë kohë u krijua mundësia që si për koicidencë është pak më shumë se një muaj para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

“Desha t’ju përshëndes dhe t’ua them vetë se u bë kaq vite që punojmë së bashku dhe punoni me përkushtim dhe pa orar. Besoj se e keni merituar prej shumë kohësh në fakt, por mundësia për ta bërë të mundur është krijuar vetëm tani. E dini se sa shumë vështirësi na është dashur të kapërcejmë për të krijuar këtë bazë, për t’ju thënë tani se është koha për të bërë një rritje rrogash shumë domethënëse. Kam marrë këtu disa raste konkrete, duke përfituar dhe t’i shpreh mirënjohje disa prej jush që janë legjenda të këtij institucioni. Për pagën minimale, korrektimet do nisin nga lart poshtë. Ky ishte breaking news i madh, tani me vrap te puna. Dhe kur thashë me vrap, me vrap.”, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco