Bërxulla akuzon direkt Ramën: Heshtja e ka emrin Vjedhje, projekti e ka emrin Vjedhje!

Bërxulla akuzon direkt Ramën: Heshtja e ka emrin Vjedhje, projekti e ka emrin Vjedhje!

11:07, 30/03/2023
A+ Aa A-

Protestuesit e fshatit Bërxullë në Tiranë e kanë të qartë se arsyeja pse ata nuk kompensohen për pronat e tyre është vjedhja, vjedhja e fondeve të shpronësimit nga Qeveria, kryeministri, ministrat e tij.

Njeri prej tyre theksoi: “Kemi hyrë në muajin e shtatë të protestës, është një heshtje e plotë e shtetit e institucioneve të shtetit shqiptar. heshtja e merr emrin vjedhje dhe kjo vjedhje. Edhe projekti i rrugës e ka marrë emrin vjedhje. Ku ka vjedhje, nuk ka shpronësim sepse nuk teprojnë më lekë për këtë banorë dhe këta shkelen me këmbë se e kanë vjedhur projektin pa u zhvilluar akoma, i kanë gjetur vrimat ku me i fut paret nëpër tuba, nëpër male. Edhe lekët e shpronësimit janë vjedhur.”

Një tjetër banor tha: “ Akoma nuk ka projekt rruge se si do të zhvillohet. Nëse në zona të tjera e gjetën terrenin dhe vazhduan, këtu në Bërxullë është akoma pa projekt sepse këtu dy nënkalimeve nuk i gjejnë dot zgjidhje dhe ata inxhinjerët.

Banorët janë të irrituar, sepse nuk e dinë projektin se si do të zhvillohet. Projekti është ngërçi kryesor i gjithë kësaj. Tjetra është se nuk kanë nxjerrë asnjë lloj çmimi, kur ligji dhe kontratat e kanë të përcaktuar shumë qartë se duhet të ishin bërë një vit më parë.

Unë u bëj thirrje, të dy institucioneve, Kryeministrit dhe ministres së linjës, së shpronësimeve, të merren urgjentisht me këtë punë. “

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco