Kume: Kodi Zgjedhor i miratuar nga qeveria, Rama po e shkel me të dyja këmbët

18:26, 29/03/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv me moderatoren Sonila Meço ishte ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume.

Kume është shprehur se ligji në Kodin Zgjedhor parashikon masa administrative për shkeljet që po bën qeveria me rritjen e pensioneve ose investimet, në rast se këto shkelje ndikojnë në rezultat atëherë kemi një ndjekje penale.

"Kryeministri tha se pavarësisht Kodit Zgjedhor dhe çfarë shkruhet në atë qeveria do të bëjë punët e saja edhe pse Kodi Zgjedhor është një produkt i kësaj qeverie. Përgjigjja është se ne kemi rënë dakord  me ato që shkruhen në Kodin Zgjedhor, por ajo se çfarë bëjmë ne më pas, pak rëndësi ka.

Ligji parashikon sanksione dhe ato janë administrative, ligji është evaziv dhe nuk e konsideron atë një shkelje penale sepse thuhet se në qoftëse shkelja ndikon ndjeshëm në rezultatin e zgjedhjeve ajo mund të bëhet objekt i një hetimi penal, por kush është ai që e gjen se sa kanë peshuar vendimet e qeverisë në rezultat në fund.

Në 4 muaj nga data e zgjedhjeve nuk duhet që të bëhen investime ose të merren vendime që ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve siç e thotë pika 4 e nenit 91 në kodin zgjedhor", tha ai.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco