Alibeajn e braktisin kandidatët, Shameti: S'kanë elektorat, ishin drejt vetëvrasjes politike!

18:18, 28/03/2023
A+ Aa A-

Gazetari dhe analisti Sokol Shameti komentoi në studion e Task Force, në Syri Tv, me gazetaren Sonila Meço, dorëheqjet masive të kandidatëve të Enkelejd Alibeajt. 

Ai tha se emrat që hoqën dorë nga kandidimi e kuptuan se po garonin për një subjekt që s'ka elektorat dhe pjesëmarrja në 14 maj do të ishte vetëvrasje politike për ta.

Kemi dëgjuar për arsye personale, familjare, nuk habitem të dëgjojmë lloj lloj justifikimesh si për arsye shtatzënie të padëshiruar etj. Ajo që nuk mund të neglizhohet këtu, arsyet janë të qarta pse shumë këta njerëz që janë caktuar të marrin pjesë në një garë për llogari të një subjekti që nuk ka elektorat, praktikisht janë të dënuar të shkojnë drejt vetëvrasjes politike. Vetëvrasjen politike askush nuk e do qoftë në qendër, qoftë në rrethe. Me çfarë çmimi? Vetëm sepse dikush në qendër në Tiranë në rastin e Alibeajt mund të ketë bërë marrëveshje me pushtetin dhe pastaj t'i marrë të përdorë si mish për top pa mbledhur edhe strukturat e cunguara të partisë në rrethe, këta njerëz e kanë kuptuar që s'mund të trajtohen më si ushtarë garnizoni. Ajo që ka ngelur nga kjo parti nuk ngjan me asnjë lloj subjekti, pa asnjë lloj identiteti, pa asnjë lloj disipline, pa asnjë lloj organizimi. Mund të jetë edhe një formë rrugëdalje...", tha Shameti. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco