Kritikat e biznesit të vogël për Veliajn: Taksat e larta, shërbimet e pakta

Kritikat e biznesit të vogël për Veliajn: Taksat e larta, shërbimet e pakta

14:19, 28/03/2023
A+ Aa A-

Përfaqësues të biznesit të vogël e të mesëm, gjatë një takimi që patën me kandidatin e Opozitës për kryetar Bashkie, Belind Kelliçi, shprehën pakënaqësitë dhe kritikat për punën e bashkisë aktuale, dhe sugjerimet e tyre në vijim.

Këto shqetësime, u ngritën gjatë prezantimit që Kelliçi i bëri paketës së tij, që parashikon ulje të ndejshme të taksave dhe tarifave vendore, me synim lehtësimin e biznesit të vogël e të mesëm, krijimin e kushteve që ata të rriten, të kontribuojnë në ekonominë e qytetit dhe në krijimin e vendeve të reja të punës.

Më poshtë kritikat dhe qendrimet e tyre.

Albert Nasto, përfaqësues i shoqatës së biznesit të vogël:

-Taksat janë rritur nga 2 deri në 10 herë, pastrim, gjelbërim, ndriçim, ujë të gjitha taksat e tjera dhe ato që thatë ju kanë rënduar mbi supet dhe buxhetin finaciar të  biznesit të vogël dhe të mesëm. Biznesi i vogël dhe i mesëm është ai që është larguar ka ulur qepenën sidomos në Tiranë. Klima ka qënë aspak e favorshme për të bërë biznes sidomos këtu në Tiranë këtë e dinë të gjithë këta këtu që punojnë me biznes, çdo të thotë presion, çdo të thotë kërbaç, çdo të thotë gjoba dhe taksa të rritura. Për të hapur një biznes të ri e ke të pamunudr të marrësh një kredi në bankë kështu është rregulli sot, pra do doja një garanci nga kryetari i ardhshëm i bashkisë z.Këlliçi dhe stafi i tij që një biznes të ri, ta heqë një vit nga taksat dhe tarifat. E dyta garancia e një banke, mund të bisedojë me një bankë pasi ne e dimë të gjithë këtu që për të marrë një kredi, biznesi i vogël dhe i mesëm paguan sot 25-40% kamatë kur biznesi i madh e ka 3 deri në 6%. Sidomos kjo bashki që është tani me në krye Veliajn nuk ka pyetur për biznesin e vogël.

-Luljeta Shehaj, biznesi i vogël:

Paguaj taksat e mia në afat pa kaluar asnjë ditë nga afati i pagimit të taksave, ama kur shikoj që taksat e mia nuk shkojnë aty ku duhet dhe merren e vidhen me tendera shkollash disa fish më të lartë, tendera rrugësh disa fish mbi çmimin aktual, më vjen ta mbyll biznesin tim dhe të largohem nga ky vend. Çfarë do bëni ju zoti kryetar do më mbani mua këtu apo të largohem …. Për të hapur një biznes një diçka të vogël, duhet të paguash në bashki 40.000 lekë të vjetra kur ndërkohë para disa vitesh ishte në mos gabohem pa lek, ose 1.000 lekë të vjetër. Duhet të jap 40.000 lekë dhe diku te 5.000 lekë banka, i thonë diku në 45.000 lekë. Si mundet një biznes i vogël t’i përballojë të gjitha këto? Paguaj taksë pastrimi në shtëpi, taksë pastrimi në faturat e biznesit, paguaj dhe taksën që më vjen nga bashkia, çdo ndodhë me ne, me të gjithë bizesmenët sepse është gjynah. Dakort, unë po zgjedh rrugën të iki, po pse të iki kur Shqipëria ime është e bukur, por ka nevojë për njerëz për ta drejtuar, ndaj shpresën e kam në ju.

-Majlinda Saraçi, avokate:

Këtu u ngritën goxha problematika dhe në lidhje me biznesin mund të thuhet shumë mirë që nuk përfaqësohet denjësisht. Biznesi shqiptar nuk ka një derë ku të trokasë për të zgjidhur problemet. Po të flasim në lidhje me biznesin e vogël sot ne kemi vetëm biznes të vogël, biznes të mesëm ne nuk kemi. Ne kemi biznes të vogël dhe biznes të madh. Projekti që keni shfaqur është shumë i saktë për sa i përket tarifave kuptohet që biznesi i vogël është i mbingarkuar. Taksa e infrastrukturës arsimore, unë e paguaj dy herë, e paguaj edhe në familje e paguaj edhe në biznes. Pra nuk është bërë një studim, edhe pse djali im e ka mbaruar shkollën dhe sot është në punë, a duhet ta paguaj unë 2 herë këtë taksë është e kotë që ta diskutojmë por që kjo është e vërtetë. Sigurisht nga ana juridike është absolutisht antikushtetuese. Në lidhje me taksën e pastrimit unë zyrën e kam në qendër të Tiranës, para zyrës sime nuk pastrohet asnjëherë, unë kam pajtuar një zonjë për këtë. Pra unë nga bashkia nuk kam parë asnjëherë që të vijë në qendër të Tiranës të pastrohet rruga ku unë kam studion time, këtë e them dhe e them me zë të lartë. Në lidhje me tabelën, taksa e tabelës është një taksë goxha e lartë që t’i privohesh të vësh edhe një reklamë tjetër informuese e një çikë më të detajuar sepse kosto është marramendëse. Edhe kjo është një gjë që biznesit i vlen, pa kaluar akoma te taksat e tjera që janë taksa e sipërfaqes që shfrytëzohet nga subjektet, etj.

-Enkelejda Fejzo, sipermarrëse e vogël

U gëzova kur dëgjova për transportin falas, pasi urbani jo vetëm do të modernizohet, e të mendoni që ne jemi 4 ose 5 veta në shtëpi dhe të kursesh të paktën 80 lekë në ditë për një përson vajtje ardhje, mendoj se ke shpëtuar shumë xhepat. Më kanë ndaluar shumë njerëz dhe më thonë kur do të vijë ajo ditë që do të kemi mundësi të lëvizim e të kursejmë. Dua të mbetem te autobusët që të mundësojmë rrugëtimin e fëmijëve, do të jetë një autobus që do jetë një lehtësi për të gjithë prindërit pasi do të reduktonte edhe njerëzit në autobus. Do ishte një mundësi e mirë për të shmangur abuzimet dhe shqetësimet ndaj fëmijëve. Në 2015 Veliaj premtoi se do të ndërtonte parkun e liqenit të Kasharit, nuk e bëri. Nuk ka lautobuz, dhe nuk ka një shkollë, aty duhet një shlollë profesionale. Ndërkohë që zona si kjo, njësi si kjo sjellin të ardhura shumë të mira, por bashkia nuk I kthen në investime. Vemendja, do të bënte që edhe në zonat Yzberish, Kashar, Dajt, Farkë, të kishte më shumë jetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco