Jep dorëheqjen kreu i PS në Rubik, Pal Tushaj: Ndreca bën fushatë me kriminelët, nuk përfill strukturat

Jep dorëheqjen kreu i PS në Rubik, Pal Tushaj: Ndreca bën fushatë me kriminelët, nuk përfill strukturat

14:04, 28/03/2023
A+ Aa A-

Pal Tushaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të PS në Rubik për shkak të Ndrec Dedës.

Në një postim në “Facebook”, Tushaj shprehet se arsyeja e parë dhe kryesore që dha dorëheqjen është rikandidimi i Ndrec Dedës, që sipas tij e trajton Mirditën si të dorës dytë pasi vjen në punë me kohë të pjesshme.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq. Ju bëj me dije se kamë dhënë dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të Partisë Socialiste të njësisë vendore Rubik.

Arsyeja e parë dhe kryesore që dhashë dorëheqjen është rikandidimi i Ndrec Dedës. Disa arsye të tjera janë:

1 – Zoti Ndrec e trajton Mirditën si të dorës dytë pasi vjen në punë me kohë të pjesshme, 2 herë në javë me nga 2 orë. Vetëm kur ka fushatë vjen me kohë të plotë.

2- Nuk përfill strukturat e PS.

3- Bën fushatë me njerëz me precedent penalë.

Bën emërime klienteliste pa marr parasysh fare partinë. Prioritet kryesor që të jesh ne administratën e zotit Ndrec është të kesh dy emra dhe të kesh qenë të paktën një herë në burg.

4 -Të kesh nivel të cunguar arsimor si Ndreca.

Të mos mbash mend shokët e klasës

5 – Të qeshësh sa herë fol Ndreca.

Kam dhe shumë arsye të tjera që do t’i them në statuset tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco