Meta: Voto që të kesh të drejtë të kërkosh llogari nesër, po nëse e ke shitur votën do tallen me ty!

Meta: Voto që të kesh të drejtë të kërkosh llogari nesër, po nëse e ke shitur votën do tallen me ty!

14:01, 28/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim sot me të rinjtë që punojnë në Call Center. Ndërmjet të tjerave, Meta i ka sugjeruar që të në këto zgjedhje të votojnë më të mirët , por duke theksuar më parë se duhet patjetër të shkojnë të votojnë, pasi ashtu do të kenë të drejtë edhe t’u kërkojnë llogari kryetarëve të bashkisë apo dhe kryeministrit.

“Unë kam një lutje për ju, mos u nisni fare në këto zgjedhje se kush parti ka propozuar këtë. Votoni më të mirët!

Votoni ata që ju mendoni ka në integritet, ata që ju nuk mendoni se ju kanë gënjyer, mashtruar e nuk kanë mbajtur premtimet në të kaluarën, që mendoni se mund të sjellin ndryshime dhe t’ju japin zgjidhje problemeve tuaja.

Unë personalisht se ne jemi në krahun e duhur, sepse këta kandidatë të propozuar nga opozita kanë dalë përmes një procesi shumë transparent që për Shqipërinë pa dyshim është një gjë e rrallë, përmes procesit të primareve ku kanë marrë pjesë mijëra e dhjetëra e mijëra simpatizantë, por në fund jeni ju që gjykoni se cilët janë personat më të besueshëm, por ka shumë rëndësi në çdo rast që të shkoni të votoni sepse në rast se nuk vonoheni nuk keni të drejtë as të ankoheni.

Së dyti, duhet t’i jepni vetes suaj të drejtën për të kërkuar llogari nesër. A mund t’i kërkosh llogari një kryetari bashkie apo një kryeministri kur nuk ke vajtur të votosh?! Pra ti ke të drejtë t’i kërkosh llogari kur i ke dhënë votën, por kur s’i ke dhënë votën, pse?!

Akoma më e rëndë: a ke të drejtë t’i kërkosh llogari një kryetari bashkie apo një kryetari qeverie a deputeti, nesër, që të zgjidhë problemet apo një gjë, nëse ti ke shitur votën, siç edhe ka ndodhur?! S’ke të drejtë, se po t’ia kërkosh ai do të tallet me ty, do të thotë ti kaq vlerë ke pasur, 50 mijë lekë a 50 euro. S’ka rëndësi. Prandaj mendoj se çelësi i zgjidhjes është vota e lirë. Shikoni Kosovën. A ka Kosova probleme me zgjedhjet?! Shikoni ku është Kosova.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco