Sa e lehtë ishte për Edi Ramën, sa e vështirë është për Bibi Netanjahun

Sa e lehtë ishte për Edi Ramën, sa e vështirë është për Bibi Netanjahun

20:54, 27/03/2023
A+ Aa A-

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu deklaroi sot se ka shtyrë planet për një reformë kontroverse në gjyqësor. Vendimi i tij erdhi pas protestave masive në vend. Por ajo që është shumë e vështirë për të, për Edi Ramën ishte shumë e lehtë

Dhjetëra mijëra izraelitë kanë mbushur rrugët e qyteteve anembanë Izraelit për të kundërshtuar reformën e gjyqësorit të Benjamin Netanjahut.

Çfarë është reforma e Netanjahut? Çfarë kërkon Bibi?

As më shumë e as më pak çfarë kërkoi e mori Edi Rama në Shqipëri. Kontrollin total mbi pushtetin e drejtësisë.

Nëse në Tiranë ne pamë një shfaqje të shëmtuar të ambasadorit të SHBA-ve me 5 vetë të “shoqërisë civile” që protestonte se donin reformë në drejtësi, në Izrael ambasadori i SHBA-ve është i shqetësuar se Netanjahu po kërkon të bëhet diktator.

Qëndrim me standarde të ndryshme.

Por, përtej kësaj, izraelitët janë derdhur rrugëve, ata izraelitë të cilët pak muaj më parë e rikthyen vetë Bibin në pushtet, nuk janë dakord me çmenduritë e tij.

Protestuesit në Tel Aviv kanë bllokuar autostradën kryesore, ndezin zjarre të mëdha, ndërsa policia përleshet me protestuesit. Ata kanë shkuar deri te shtëpia e kryeministrit Netanjahu.

Nëse në Shqipëri ministrat janë ca kukulla të kryeministrit, në Izrael është ndryshe.

Gallant, Ministri i Mbrojtjes ka kundërshtuar idenë e kryeministrit, e ka bërë publikisht dhe është shkarkuar nga posti. Por edhe Partia e kryeministrit Netanjahu, Likud, nuk ka heshtur, Ministri i Kulturës Micky Zohar, një person i besuar i Netanjahut, ka thënë se partia do ta “mbështeste” të ndalojë ndryshimet në gjyqësor.

Në Shqipëri, Partia Socialiste u vu në rresht, vihet në rresht si ushtri skllevërish në mbështetje të çdo çmendurie që bën Edi Rama.

Në këtë situatë, Netanjahu vazhdon shkruan në Twitter se “ne të gjithë duhet të qëndrojmë të fortë para kundërshtimit”, pra, është i vendosur, fiks si Edi Rama kur po kapte drejtësinë dhe shkruante në Twitter: reformën po e pengon Berisha.

Në Izrael, pas çdo këmbëngulje të kryeministrit për të kapur gjyqësorin, aq më e ashpër bëhet qëndresa e qytetarëve, partisë, deputetëve dhe kabinetit të tij.

Pse Izraeli si shembull?

Sepse është situatë thuajse identike, kërkohet të kapet drejtësia nga pushteti ekzekutiv. Dhe kabineti, partia, populli nuk po i nënshtrohen vullnetit të një njeriu të vetëm, kryeministrit, por po bëjnë rezistencë.

Në Shqipëri ky operacion u realizua me sukses, ndërsa Izraeli po digjet.

Në Shqipëri Edi Rama kontrollon çdo pushtet sot falë kapjes totale të drejtësisë. Ky ka kapur edhe Gjykatën Kushtetuese. Praktikisht ne jemi një vend që sundohet vetëm nga një njeri.

Populli shqiptar ka gjetur si rrugë më të lehtë të ikë nga vendi sesa të rrijë të luftojë për liri, të drejta e dinjitet.

A nuk kemi vuajtur edhe ne si izraelitët për një atdhe të lirë, gjithmonë të pushtuar të sunduar… si është e mundur që ata ia dinë vlerën atdheut dhe ne jo?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco