Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shehaj: Krimi merr kurajo kur sheh që goditja ndaj mediave nuk është më një vijë e kuqe

Shehaj: Krimi merr kurajo kur sheh që goditja ndaj mediave nuk është më një vijë e kuqe

13:38, 27/03/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj mbajti një qëndrim ndryshe nga reagimet standarde të politikës shqiptare për sulmin me armë zjarri ndaj Top Channel.

Në një reagim në Facebook, Shehaj shkruan se 'krimi merr kurajo kur sheh që goditja ndaj mediave nuk është më një vijë e kuqe'.

Kujtojmë se sulmi ndaj Top Channel vjen as një javë pas konfiskimit arbitrar të Prestige Resort, në pronësi të Irfan Hysenbelliut, pronar gjithashtu i Fokus Media Group ku bëjnë pjesë News 24, Panorama, Gazeta Shqiptare dhe jo vetëm.

Qeveria shkeli këtë vijë të kuqe një ditë pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, që qortonte shembjen e Prestige Resort.

Shehaj nuk e specifikoi në reagimin e tij se përse të godasësh mediat nuk është më e paimagjinueshme, por konfiskimi i Prestige gjashtë ditë më parë dhe akuzat e opozitës për ngjarjen e bëjnë vetë lidhjen. Qeveria vendos një precedent, dhe krimi e çon edhe më tej. 

Postimi i plotë: 

Krimi merr kurajo kur sheh që goditja ndaj mediave nuk është më një vijë e kuqe. Shpresoj që kjo ngjarje të zbardhet sa më shpejt. Ngushëllime familjes së qytetarit të pafajshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco