VIDEO/ Bylykbashi prezanton nismën e PD: Të hiqet parashkrimi për zyrtarët e lartë

12:54, 27/03/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd  Bylykbashi   prezantoi në Komisionin për Çështjet ligjore, propozimet për ndryshimet në Kodin Penal, sa i takon ligjit për parashkrimin, duke theksuar se asnjë zyrtar i lartë  nuk duhet të ketë më mburojë nga ligji. Sipas Bylykbashit, korrupsioni në vend është në nivele të larta, teksa akuzoi Edi Ramën se po mbron ministrat e korruptuar

Nga SYRI TV

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd  Bylykbashi   prezantoi në Komisionin për Çështjet Ligjore, propozimet për ndërhyrje  në Kodin Penal, ku kërkon që të  ndryshohet parashkrimi për veprat, akuzat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar kundër funksionarëve të shtetit. Sipas Bylykbashit, kjo garanton që asnjë zyrtar i lartë i përfshirë në korrupsion të mos ketë mburojë ligjore, që nga kryeministri deri te kryetari i bashkisë,

Bylykbashi i bëri thirrje Kuvendit të  miratojë këto ndryshime, për t’i dhënë fund nivelit të lartë të korrupsionit në Shqipëri.

Projektligji i propozuar në Komisionin e Ligjeve nga Bylykbashi është nënshkruar nga një grup deputetësh të opozitës, të kryesuar nga kryetari i PD, Sali Berisha dhe 18 deputetët të tjerë dhe ka si qëllim që zyrtarë  me imunitet politik të mbajnë përgjegjësi ligjore pa tejkalim afatesh të ndjekjes penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco