Balluku jep 600 mijë për kurimin misterioz të presidentit Bajram Begaj

Balluku jep 600 mijë për kurimin misterioz të presidentit Bajram Begaj

11:18, 27/03/2023
A+ Aa A-

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka firmosur javën e kaluar një vendim për t’i dhënë presidentit Bajram Begaj një shumë prej 600 mijë lekë të reja për mbulimin e shpenzimeve shëndetësore.

Në vendim nuk thuhet nëse kurimi i kreut të shtetit është bërë në një spital privat në Shqipëri apo jashtë vendit, por e sigurt është që në spitalet publike në vendin tonë kreu i shtetit nuk është kuruar.

Presidenca nuk ka dhënë detaje se çfarë kurimi ka bërë kreu i shtetit, ndërkohë që dy javët e fundit ai ka dalë në publik me dorën e djathtë të fashuar.

Në të njëjën ditë, zv.kryeministrja Balluku i ka akorduar një shumë prej 1.2 milionë lekë edhe ish kryetarit të KQZ-së, aktualisht këshilltar i presidentit, Klement Zguri. Nderkohë me qindra hallexhinj përplasen dyerve të spitaleve duke mos patur asnjë mundësi që kurimin e tyre ta përballojnë. Por me taksat e tyre kurohet politika.

VENDIM

Nr. 175, datë 24.3.2023

PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. BAJRAM BEGAJ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, dhe në vijim të vendimit nr. 23, datë 18.1.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2023”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Bajram Begaj, në masën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë.

Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Belinda Balluku

VENDIM

Nr. 176, datë 24.3.2023

PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. KLEMENT ZGURI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, dhe në vijim të vendimit nr. 23, datë 18.1.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2023”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të z. Klement Zguri, në masën 1 200 000 (një milion e dyqind mijë) lekë.

Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.
Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Belinda Balluku

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco