Sulmi ndaj medias, Xhaferri: Vrasja e një të pafajshmi është tragjedia sot!

Sulmi ndaj medias, Xhaferri: Vrasja e një të pafajshmi është tragjedia sot!

11:17, 27/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besard Xhaferri ka reaguar pas ngjarjes së rëndë kriminale ndaj televizionit kombëtar Top Channel.

Xhaferri është shprehur se tragjedia më e madhe në këtë sulm është vrasja e një të pafajshmi, i cili nxirrte bukën e gojës me sakrificë gjatë turnit të natës.

Kryetari i FRPD u ka bërë thirrje institucioneve që ta zbardhin këtë ngjarje sa më shpejtë.

Postimi i Xhaferrit:

Vrasja e një të pafajshmi është tragjedia sot!

E tmerrshme që jetojmë në një flluskë, ku njerëzit fokusohen te fasada dhe jo humbja e jetës të një qytetari që bukën e tij e nxirrte me sakrificë gjatë turnit të natës!

Mund të ishte kushdo nga ne në atë situatë!

Policia të zbardhi ngjarjen urgjent!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco