Sulmi mbi TCH/ Gazetari ironizon Çuçin: Kufiri i radhës është qeveria

Sulmi mbi TCH/ Gazetari ironizon Çuçin: Kufiri i radhës është qeveria

10:17, 27/03/2023
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka dënuar sulmin ndaj godinës së televizionit kombëtar Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë.

Ai theksoi se policia është e angazhuar për të vënë para drejtësisë autorët e kësaj ngjarjeje kriminale.

“Dënoj sulmin kriminal ndaj godinës së televizionit kombëtar Top Channel. Policia e Shtetit është maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët. Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe solidaritet me TCH”, shkruan Çuçi.

Ndërkohë, gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar këtë qëndrim.

“Kur krimi këtu ka aq guxim sa të sulmojë Top Channel, kufiri i radhës ka mbetur Ministria e Brendshme dhe Kryeministria. Kështu si e kanë nisur këta, këtu nuk ka më siguri askush.

Ky Çuçi e di si sport argëtues punën e ministrit të Brendshëm. Dhe këtu ka vajtur puna që çdo javë qeveria dënon nga një ngjarje të rëndë me deklarata,” shkruan Tomorri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco