Veliaj vazhdon pagesat për inceneratorin/ Kryemadhi: SPAK të reagojë, u bënë 752 ditë nga padia

Veliaj vazhdon pagesat për inceneratorin/ Kryemadhi: SPAK të reagojë, u bënë 752 ditë nga padia

12:53, 25/03/2023
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i bëri thirrje SPAK të reagojë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, i cili vazhdon pagesat për inceneratorin.

Kryemadhi thekson se janë bërë 752 ditë që kur ka bërë padinë e saj, ndërkohë që Erion Veliaj vijon me pagesat fiktive.

“Erioni vazhdon bën pagesa për inceneratorin e Tiranës.

Uroj që pas 752 ditësh hetime komplekse, nga momenti që unë kam dorëzuar kallëzimin, SPAK të reagojë në interes të qytetarëve dhe të mos lejojë më Erionin të bëjë pagesa fiktive nga taksat shumë të larta që paguajnë banorët e Tiranës.

Djalli fshihet pas pagesave të Tiranës që vazhdojnë, se Elbasani dhe Fieri i morën të plota pagesat nga shteti.

Detyra e SPAK është të kthejë lekët e shqiptarëve tek shqiptarët, kjo ka rëndësi sot, jo individët,” tha Kryemadhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco