Leskaj: Të caktohet minimumi jetik, sipas Eurostat një në dy shqiptarë rrezikon të bjerë në varfëri

Leskaj: Të caktohet minimumi jetik, sipas Eurostat një në dy shqiptarë rrezikon të bjerë në varfëri

11:09, 23/03/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike në Vlorë, Bujar Leskaj gjatë fjalës së tij në parlament, ka kërkuar që qeveria të përcaktojë minimum jetik zyrtar, pasi vetëm në bazë të skaj do të jetë e mundur dhe llogaritja e pagës dhe siguracioneve minimale në vend.

"Në muajin nëntor dhjetor 2022 kur ne diskutuam projektbuxhetin e vitit2023 paraqita një amendim që kishte të bënte me obligimin dhe detyrimin e qeverisë për të përcaktuar minimumin jetik zyrtar.

Në pjesën e sigurimeve shoqërore kërkoja që brenda 6 mujorit të aviti ë 2023 qeveria të përcaktojë minimumin jetik zyrtarë në bazë të studimeve dhe akëtave të kryera nga Instituti i Statistikave duke filluar nga korriku 2023 gjatë gjithë 6 mujorit të dytë dhe për buxhetet e viteve në vijim pagesat për personat me aftësi të kufizuar të indeksohen dhe plotësohen deri në respektimin e minimumit jetik zyrtarë , por ky propozim nuk gjeti mbështetjen e duhur.

Minimumi jetik është indikatori social kryesor që përdoret për vlerësimin e jetës  dhe varfërisë ku përdoret si referencë për pagat dhe siguracioneve minimale."

Leskaj përmendi dhe studimet e Eurostat ku në Shqipëri rreziku për të rënë në varfëri është shumë i madh ku llogaritet ½ persona, ndërsa në be ky raport është 1/5 persona.

Sipas OKB 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga pamjaftueshmëria ushqimore ndërsa sipas Eurostatit 74 .4 % që është në moshë pune rrezikon varfërinë. Në BE sipas studimit t Euroastat 1/5 persona ka presimsa për të rënë në varfëri ndërsa në Shqipëri 1/2 persona ka premisa për të rënë në varfëri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco