Hysenbelliu: McGonigal më ofroi ‘ndihmë’ për vizën, por e refuzova

Hysenbelliu: McGonigal më ofroi ‘ndihmë’ për vizën, por e refuzova

11:36, 22/03/2023
A+ Aa A-

Biznesmeni Irfan Hysenbelliu, deklaroi se sulmi i kryeministrit Edi Rama mbi ‘Prestige Resort’ vjen për shkak të qëndrimeve të medieve të tij.

"Të shkosh te 'Prestige Resort' pas raportit të DASH, kur ai sfidon shtetin më të madh, ai e ka përbuzur flamurin e SHBA-ve dhe do të doja t'i riktheheshit atyre pamjeve. Si mund të shkojë në ditë pushimi te 'Prestige' pa asnjë njoftim? Kush është ky njeri që e kthen pronën si të dojë? Në atë biznes është paguar çdo taksë, punonjësit e merrnin të gjithë rrogën në bankë.

Pse nuk e bëri kohë më parë prishjen? Vinte grupi parlamentar dhe ministrat e tij bënin seminare. Diçka e ka shqetësuar Ramën. Më vjen shumë keq që të rinjtë po emigrojnë sot me gomone. Nuk e di si ka surrat të dalë e të flasë në krah të kryeministrit anglez, kur ata njerëz kanë marrë gomonen. Ky duhet të kishte ikur me kohë. Sot njerëzit janë shumë të frikësuar," tha ai.

Por gjatë rrëfimit të tij, biznesmeni zbuloi se është takuar edhe me agjentin e diskredituar të FBI-së, Charles McGonigal.

Hysenbelliu tha se McGonigal i ka ofrua ‘ndihmë’ për vizën amerikane, por ai e ka refuzuar.

“Edhe atë të FBI, e kam takuar unë. McGonigal është takuar me mua.

Kam pirë një kafe për punën e vizës. Më tha se mund të më ndihmojë me avokat. I kam thënë jo, nuk marr vizë amerikane me pagesë Po e meritova, do e marr.

Amerika është në zemrën time. Edhe nëse nuk kam vizë, nuk dal kundër saj,” tha Hysenbelliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco