Lajmi i fundit

LIVE/ Protestuesit shkulin gardhin tek bashkia, tensione në protestë

Paloka: Raporti i DASH përgënjeshtron deklaratat e ambasadores kundrejt qeverisë

21:06, 21/03/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin "A Show" me Adi Krastën ishte i ftuar kryetari i këshillit kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Paloka është shprehur se raporti i DASH ishte në kontraditë me deklaratat e ambasadores në Shqipëri dhe rikthimi i vëmendjes për zgjedhjet e 2021 tani pas dy vitesh nuk ishte pa qëllim.

"Me të gjithë qëndrimet e Alibeajt ka pasur gjithmonë hipokrizi, pasi mjafton të mendojmë se si kemi arritur në këtë pikë. Kur ai deklaroi dje se unë me Berishën jam darë që në momentin që u shpall non grata sepse ne lidhjet i kemi me aleatët tanë dhe se unë do të vazhdoj misionin e Partisë Demokratike.

Për të dyja këto ai ka ngjarje të shkuara. Në lidhje me shpalljen non grata të Berishës në korrik ata së bashku me Alibejan po rrinin në këmbë duke duartrokitur Berishën edhe pse ai ishte non grata dhe kjo është një hipokrizi i Alibejat.

Alibeaj ka deklaruar në mbledhje se nëse PD e ka kryer detyrën e saj le të shkrihet se dielli do të lindë përsëri ndërsa sot flet për misionin e PD.

Nga këto del që ai nuk është vetvetja po qëndron aty si pasojë e mbështetjes nga mazhoraca dhe e detyrojnë të qëndrojë aty.

Në një farë mënyre duhet të ketë një inat me Berishën në DASH sepse i ka rënë vlera e non grata-s. Demokratët pritën që të dilnin provat dhe del që ishin lobimet si ajo e McGonigal që nxirrnin njerëzit non grata.

Rama së bashku me Alibeajn kanë pasur si synim të fusnin në ligjin e dekriminalizimit edhe një nen të veçantë për non gratat po është tërhequr Rama dhe nuk është miratuar.

Në sjelljen e ambasadorëve ndikon më shumë pjesa personale sesa zyrtare, raporti i fundit i DASH ka një moment që u janë rikthyer zgjedhjet e 2021 ndërkohë jemi në 2022, këto zgjedhje që DASH i nxin, kjo ambasadore pa u mbyllur procesi uroi Ramën duke i bërë elozhe kundër kornizave diplomatike. Këtu ka një diferencë të madhe mes raporteve të DASH, pasi ky është më skandalozi pasi janë në kontraditë me deklaratat e ambasadores", tha Paloka. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco