'Rama-McGonigal'/ Enri Çeno: Për herë të parë demokratët dhe republikanët janë bashkë, duan të hetohet!

18:34, 20/03/2023
A+ Aa A-

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Demokratike, Enri Çeno, komentoi në Task Force me gazetaren Sonila Meço, në Syri Tv, detajet e reja të skandalit Rama-McGonigal. 

Task Force, Çeno tha se për herë të parë në Kongresin amerikan, demokratët dhe republikanët janë bashkë për hetimin e ish-zyrtarit të FBI dhe lidhjet e tij me Edi Ramën. 

'Dua të citoj diçka nga raporti i DASH. Pikë fokale nga të gjitha raportet e mëparshme ka qenë korrupsioni. Korrupsioni këtë ka një ndryshim shumë të madh. Për herë të parë kemi një zyrtar shumë të lartë të SHBA që është korruptuar dhe është provuar nga institucionet shtetërore drejtpërdrejt për të ndikuar në punët e brendshme politike të një vendi anëtar të NATO-s. Ne kemi një komision hetimor në Kongresin amerikan që po vazhdon investigimin. Për herë të parë, pavarësisht se ata kanë dualitet ndërmjet tyre, sot ka një sinkronizim shumë të madh për çështje konkrete. Ne na kanë kontaktuar edhe nga Partia Republikane, dhe nga Republikanët, jo vetëm zyrtarë politikë, por edhe gazetarë dhe persona të ndryshëm në Shqipëri e Kosovë", tha Çeno. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco