Do blejë energji deri në vitin 2028/ KESH, tender të dyshimtë: Ofertat na i dërgoni në email

18:00, 20/03/2023
A+ Aa A-

Në një kohë kur çmimet energjisë në bursa ndryshojnë çdo ditë, KESH hap tender për të importuar energji deri në vitin 2028. Tenderi i shpallur nga KESH ngre shumë pikëpyetje, pasi nuk përcaktohet fondi total për blerje energjie, periudha kur do të importohet dhe çmimi referencë. Nga ana tjetër, KESH do të pres ofertat në E-mail, duke lënë hapësirë për paracaktim të fituesit. Ky tender vjen në një kohë, kur Shqipëria siguron nevojat e veta nga hidrocentralet për raste krizazh, vet KESH ka kontraktuar dy tece lundruese, të cilat do të kenë një kosto ditore prej rreth 100 mijë eurosh.

SYRI TV

Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare, ka hapur një tender për blerje energjie nga 3 deri në 5 vitet e ardhshme. Tenderi duket absurd, për shkakun kryesor se energjia kuotohet me çmim burse, dhe është e parashikueshme në pesë vitetet e ardhshme.

Po le t'i marrim me radhë.

Gjatë vitit që lam pas, por edhe në fillim të këtij viti, çmimi i energjisë në bursën hungareze ka pasur luhatje, të cilat kanë nisur nga 40 euro për megavatorë deri në 400 euro. Këto janë të dhëna referuar vet KESH, gjatë periudhave që ka shitur apo blerë energji elektrike.

KESH nuk ka përcaktuar kosto totale dhe çmim reference për blerjen e energjisë. Ky fakt, ngre dyshimin se KESH mund të blejë energji në momente që çmimet në bursat ndërkombëtare janë të larta, praktikë që ka ndodhur në të shkuarën.

Një tjetër pikëpyetje e madhe është gara në këtë tender. Për shkak të mungesës së një platforme për shitjen e energjisë, KESH ka vendosur të presë ofertat e kompanive në garë në adresë elektorike, pra, jo me zarf të mbyllur, i cili mund të hapet vetëm pasi të jenë dorëzuar të gjitha ofertat.

Kjo procedurë e pazakontë e prokurimit publik, ngre dyshimi se punonjësit e KESH mund të shohin ofertat paraprakisht dhe mund të ndikojnë në tender. Por KESH, i bën parapri kësaj situate, duke u shprehur se askush nga punonjësit nuk do e hap emailin deri në përfundim të dorëzimit të ofertave.

Pikëpyetja tjetër, lidhet me vetë objektin e tenderit, blerjen e energjisë për një kohë të gjatë, në një kohë që Shqipëria ka disa hidrocentrale, të cilat kanë kapacitet për të plotësuar nevojat e vendit me energji në pjesën më të madhe të vitit.

Por, pikëpyetja tjetër që shton absurdin e këtij tenderi, është fakti se KESH kërkon të lidhë kontratë afatgjatë për blerje energjie, në një kohë që ka kontraktuar dy TEC-e lundruese. Këto TEC-e janë ankoruar në Portin e Vlorës dhe pritet që së shpejti të vihen në funksion për prodhim energjie.

Këto dy TEC-e do t'u kushtojnë qytetarëve shqiptarë rreth 100 mijë euro në ditë, pa llogaritur këtu kosto të tjera dytësore.

Sasia e energjisë që do të gjenerojnë këto dy tece, është pothuajse sa sasia minimale e energjisë të parashikuar në tenderin e KESH.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco