Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar kryetarin e Bashkisë Librazhd se po vjedh ditën për diell paratë e qytetarëve.
‘Vjedhje ditën për drekë nga kompania ‘Xhepi’. Kryetar Gurrës i duhen para’, shkruan Berisha në Facebook.
Në denoncimin e bërë publik nga Berisha dallohet ‘nga tabela që bashkia reklamon investimin për zgjerimin e trotuarit (rruga e Arbrit) në qytet, firma që zbaton punimet është anonym, pra lekët i merr Kastrioti me patronazhistet e rilindjes’.
Postimi i plotë:
Vjedhje ditën për drekë nga kompania “Xhepi. Kryetar Gurres i duhen para.
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital! sb
Pershendetje doktor! Ketyre i ka plasur fare cipa. Krytari i Bashkise Katstriot Gurra vazhdon te vjedhi parat e qytetareve te Librazhdit ne menyren me te paskrupullt . Sic duket nga tabela qe bashkia reklamon investimin per zgjerimin e trotuarit (rruga e Arbrit) ne qytet, firma qe zbaton punimet eshte anonim pra leket i marre Kastrioti me patronazhistet e rilindjes . Anonim
© SYRI.net