Këlliçi: Me Metën dhe partitë e tjera jemi bashkuar për të rrëzuar Erion Veliajn

Këlliçi: Me Metën dhe partitë e tjera jemi bashkuar për të rrëzuar Erion Veliajn

08:54, 18/03/2023
A+ Aa A-

 

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka deklaruar se aktorët opozitarë kanë një objektiv të përbashkët. Sipas tij, ky objektiv është fitorja ndaj Erion Veliajt në zgjedhjet e 14 majit.

Ai u shpreh në emisionin “Publikisht” në Radio Televizionin Shqiptar se kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta së bashku me aktorët e tjerë në opozitë i bashkon vullneti për të rrëzuar Veliaj nga Bashkia e Tiranës.

“Ua garantoj unë, Ilir Metës i intereson të fitohen zgjedhjet në 14 maj dhe të rrëzohet Erion Veliaj. Unë për këtë e përgëzoj dhe e falënderoj në këtë betejë atë dhe këdo opozitar tjetër që ka këtë fokus kryesor.

T’i interesonte vetëm partia e tij vazhdonte rrugën vetë. Ne kemi hyrë bashkë për të rrëzuar Erion Veliajn.

Unë di kaq të them që z. Meta, z. Dule, z. Ndoka, tek të gjithë faktorët opozitarë kur ulesh dhe diskuton gjen një frymë dhe një vullnet të përbashkët, një objektiv të përbashkët; fitoren e Bashkisë së Tiranës më 14”, u shpreh Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco