KAFE SHQETO/ Shpallja e 'Vjosës Park Kombëtar', Islami: Ta ruajmë pastër këtë lumë

13:14, 17/03/2023
A+ Aa A-

I ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto” për të dhënë opinionin e tij lidhur me çështjen e shpalljes së Vjosës si Park Kombëtar ishte Alket Islami.

Islami ka treguar se edhe pse qeveria e ka marrë këtë vendim, është shumë e rëndësishme ta ushqesh dhe ta ruash këtë Park, që ekosistemi të jetë i paprekur nga ujërat e zeza dhe ndotësit e tjerë.

Deklarata e tij:

Flavio: Çfarë lloj fitore është kjo e fundit e Parkut Kombëtar të Vjosës. Çfarë do të thotë për dashamirësit dhe industrinë që mund të nxirret si përfitim i drejtpërdrejtë apo i tërthortë për shqiptarët?

Alket Islami: "Unë jam një nga ata që promovojnë turizmin në Shqipëri dhe i shërbej atij, por ky lajm është lajm i madh për Shqipërinë dhe të gjithë lumentjë që ushqejnë Vjosën. Është shumë e rëndësishme që ta ushqesh dhe ruash Vjosën.

Por çfarë do të thotë Park Kombëtar? Park Kombëtar do të thotë që në të gjithë komponentët e vet lumi të ketë një vëmendje tjetër nga burimi deri në fund të Adriatikut dhe të mos ketë më ujëra të zeza, ekosistemi të jetë i ruajtur dhe pa ndërhyrje.

Kam përshtypjen që për ne që punojmë me turizmin dhe sportin, kjo është një nga ato gjëra që unë sa herë kam ‘fluturuar ‘mbi Vjosë ajo bëhet në dy pika: Në zonën e Kalivaçit, Memaliaj aty ku ngushtohet lumi dhe pjesa nga Poçemi drejt Selemicës dhe ajo dega e famshme pastaj ku bashkohet me Vlorë.

Faktikisht prej vitesh unë jam larë aty dhe' spërkatesha' me mbetjet e naftës mbledhëse të Selenicës.

Pra dua të them se është shumë e rëndësishme ta ruajmë pastër këtë lumë sepse unë personalisht e parashikoj një dundje të madh vizitorësh nga bota që do të vijën ta shohin nga afër, qoftë për studimet e specieve që ka apo për ata parë".

Klea Sula/ Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco