‘Rama e kupton se ka marrë fund’/ Berisha: Crawford solli të dhëna tronditëse për aferën me McGonigal

‘Rama e kupton se ka marrë fund’/ Berisha: Crawford solli të dhëna tronditëse për aferën me McGonigal

12:29, 17/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi në konferencën për shytp të fundjavës, se kryeministri Edi Rama ka marrë fund.

“Ka një entuziazëm dhe optimizëm të madh për fitoren e opozitës më 14 maj. Kudo që shkoj, unë kam bërë takimet më entuziaste, siç i keni konstatuar vetë, në Korçë, Pogradec, Belsh, në Mirditë, në të gjitha zonat kam paraqitur kandidatë me një shkallë të lartë pëlqyeshmërie. Sot jam në Vlorë, dje isha në Lushnje.

Pra, pranvera do të jetë pranvera e fitores. Ndonëse këto janë zgjedhje lokale, kjo do jetë pranverë e fitores mbi monizmin. Shpreh falënderimin për qytetarët për revoltën që shprehin ndaj makinacioneve të Edi Ramës me dy pengjet e tij. Qytetarët shqiptarë po kuptojnë çdo ditë se cili është morali, cili është karakteri i atij që është sot kryeministër, që është shndërruar në turpin e Shqipërisë dhe botës.

Është shndërruar në një njeri të pashpresë, për të cilin mediat e botës po shprehin çdo ditë neverinë ndaj tij. Po e damkosin me epitete nga më të rëndat. Afera McGonigal ishte ‘kolpo di gracia’ mbi një delinkuent, mbi kreun e Meduzës. Edi Rama u tha këto ditë medieve të huaja, se ai në aferën McGonigal ishte koka e turkut.

E kupton vetë se ka marrë fund. Po përpiqet të paraqitet kokë turku. Po kush përveç atij, Oleg Deripaskës, rekrutoi me korrupsion, kryezbuluesin e SHBA? Si qenka koka e turkut? Është fajtor përgjegjës bashkë me Deripaskën në rekrutimin e kryezbuluesit të SHBA.

Të dhëna tronditëse ka sjellë dje në media ish-presidenti i Dhomës Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë, Mark Crowford. Ai akuzoi Ramën dhe McGonigal se kanë përzënë investitorë amerikanë në fushat e naftës dhe ia kanë dorëzuar këto fusha, Gazpromit rus. Kanë dorëzuar fushat e naftës te Gazprom rus. Ju e dini që Deripaska ka marrë deri në vitin 2022 pagesa me 6 sipërmarrje në Shqipëri, mes të tjerash si investitor strategjik.

Përzënia e investitorëve amerikanë dhe zëvendësimi me investitorë rusë, përveç orientimit strategjik shumë të gabuar, dëshmon se Rama dhe McGonigal kanë marrë valixhe me para ruse. Janë paguar për licenca në të gjithë këtë aferë. Ata që kanë humbur janë qytetarët shqiptarë, që do paguajnë të paktën 300 milionë euro gjobë nga arbitrazhi ndërkombëtar.

Pra, Edi Rama është fund e krye i zhytur. Uashington Post thotë gjer në fyt, unë do thosha gjer mbi flokë, në skandale dhe afera për të cilat ai duhet të përgjigjet para drejtësisë shqiptare dhe amerikane dhe do përgjigjet,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco