'Elbasani nën tymin e zi të plehrave, Kumbaros dhe Llatjas ua kanë sytë milionat e inceneratorëve'

'Elbasani nën tymin e zi të plehrave, Kumbaros dhe Llatjas ua kanë sytë milionat e inceneratorëve'

12:24, 17/03/2023
A+ Aa A-

"Edhe pse inceneratori është prej muajsh në remont, për shkak të defekteve teknike, mbetjet urbane në Elbasan po digjen, në një venddepozitim të paligjshëm buzë lumit Shkumbin në fshatin Bradashesh 3 kilometra larg nga inceneratori." 

Partia e Lirisë ka akuzuar sot kryetarin e bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatjan dhe Ministren e Mjedisit, Mirela Kumbaro, si përgjegjësit kryesorë të masakrës mjedisore në këtë bashki që ka kulmuar së fundmi me djegien e mbeturinave në Bradashesh, në kushtet kur inceneratori 26 milionë eurosh vazhdon të mos funksionojë. Kujtojmë se pak ditë më parë, BIRN dhe VOA i kushtuan vëmendje kësaj çështjeje.

Silva Caka, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PL, në një deklaratë të ashpër, tha se kryebashkiakut Llatja dhe ministres Kumbaro ua kanë zënë sytë, milionat e eurove që janë vjedhur në inceneratorin e Elbasanit, madje ua kanë mbyllur edhe gojën, edhe veshët. 

“Masakrat mjedisore me djegien e plehrave në Shqipëri vijojnë, - theksoi Caka, - ndërkohë që ministrat dhe kryetarët e bashkive luajnë ping-pong me njeri –tjetrin duke pasuar përgjegjësitë në kurriz dhe në dëm të shqiptarëve.

Inceneratori i Elbasanit i cili u ka kushtuar shqiptarëve 26 milionë euro vijon të mos funksionojë dhe plehrat të digjen në mënyrë primitive në brigje lumenjsh duke shkaktuar masakër mjedisore dhe njerëzore.

Denoncimi i fundit vjen nga Bradasheshi në Elbasan, ku plehrat derdhen nga kamionët e kësaj bashkie dhe digjen aty në mënyrë monstrueze pa as më të voglin shqetësim nga ata që vodhën miliona euro për inceneratorin e Elbasanit.

Por këtë fakt nuk e shohin as kryetari i bashkisë Gledian Llatja dhe as Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro. Sigurisht, milionat e eurove që janë vjedhur në inceneratorin e Elbasanit ua kanë zënë sytë të dyve atyre, madje ua kanë mbyllur edhe gojën, edhe veshët.

Kryetari i bashkisë Llatja thotë se nuk është e vërtetë kur janë pikërisht banorët e Bradasheshit që e denoncojnë përditë këtë gjë, pasi tymi i zi i plehrave që digjen ua mbulon shtëpitë.

Ministrja e Mjedisit thotë se nuk i ka parë pamjet në Bradashesh, por edhe pas i i pa tha se është përgjegjësi e bashkisë së Elbasanit!!!

Po inspektorët e mjedisit, çfarë punë kanë zonja Kumbaro?! Apo të vendosin gjoba për fshatarët të cilën presin ndonjë pemë dhe ngrohen në dimër?!

Po ti zonja ministres, pse nuk maskohesh dhe të dalësh vetë për inspektim, ashtu siç bëre me plazhet në të gjithë Shqipërinë?!

Për Kumbaron dhe Llatjan, përgjegjësia nuk është e tyre madje as e vartësve të tyre, madje po të jetë për funksionarët e Rilindjes, fajet i ka gjithmonë populli.

Elbasani është një bashki që vuan çdo ditë mbretërimin e krimit, ndotjen mjedisore, shpopullimin dhe harresën, ndaj dhe 14 maji do të sjellë mundësinë edhe për qytetarët e tij për të bërë zgjedhjen më të mirë për veten duke zhdukur nga drejtimi kryetarët-turistë që shkojnë aty vetëm për të mbushur xhepat dhe pasuruar akoma më shumë.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco