VIDEO/ Plas në PS e Memaliajt, kreu socialist akuza deputetit: Mashtrues...

12:15, 17/03/2023
A+ Aa A-

Ndonëse ethet elektorale nuk kanë nisur mirë, në PS-në e Memaliajt, gjërat nuk po shkojnë sipas planit.

Insistimi i deputetit shëtitës Laert Duraj për të rikandiduar Gjolek Gucajn në këtë bashki, ka sjellë reagime te vetë socialistët.

Njëri prej tyre është edhe kreu i PS së fshatit Allkomemaj, njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit Bashkiak, Lame Jaupi. Ky i fundit sot ka thënë një të vërtetë të madhe, atë që askush nga socialistët e ndershëm nuk e thotë dot publikisht në Memaliaj për deputetin e Damësit, Laert Durajn duke e quajtur mashtrues.

Për bukën e gojës shumë socialiste të punësuar në Memaliaj, nuk guxojnë ta thonë publikisht, por veçse nëpër dhëmbë.

Lame Jaupi guxoi dhe ia tha në sy të vërtetën deputetit miliarder. Madje jo vetëm kaq, por edhe shumë të tjera që media lokale ‘Jugulajm.net’ nuk mund t’i shfaqë për mungesë të etikës.

Reagimi i kreut të PS në Allkomemaj, ka ardhur pasi banoret e fshatit ku jeton, po përballen me mungesën e instrastrukturës dhe braktisjen totale të Laertit dhe partisë se Laertit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco