Nëse bëhen shumë më shumë se 3 vetë, konsiderohen 'organizatë kriminale'

Nëse bëhen shumë më shumë se 3 vetë, konsiderohen 'organizatë kriminale'

12:00, 17/03/2023
A+ Aa A-

Nga Gent Strazimiri 

- Nëse janë jo më pak se 3 vetë të kapur në një aktivitet kriminal, në të drejtën penale shqiptare konsiderohen grup kriminal.

- Nëse bëhen mbi 3 vetë, në të drejtën penale shqiptare, quhen grup i strukturuar kriminal.

- Nëse bëhen shumë më shumë se 3 vetë, konsiderohen 'organizatë kriminale'!

Nga ky moment, për të shkatërruar organizatën kriminale, hetimi synon kreun e saj, atë më të pushtetshmin, atë që i rekruton, që i koordinon, që i mbështet dhe i mbron, e që është përfituesi më i madh i aktivitetit kriminal të organizatës në fjalë.

Në rastin konkret, hetimi dhe provueshmëria është shumë më e thjeshtë se në praktikën e përditëshme të hetimit penal të organizatave kriminale.

Pse?

Sepse është e vështirë të gjesh një organizatë tjetër kriminale, si kjo, kreu i së cilës çdo hap të rekrutimit, koordinimit, mbështetjes, mbrojtjes së anëtarëve të saj ta ketë firmosur, vulosur me shkresë ose me zë dhe figurë, publikisht dhe në mënyrë sistemike!

Kaq!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco