'Gjiknuri mashtroi Kongresin për rusët, i dha medalje McGonigal-it'

'Gjiknuri mashtroi Kongresin për rusët, i dha medalje McGonigal-it'

11:39, 17/03/2023
A+ Aa A-

Skandali i Charles McGonigal në Shqipëri ka marrë përmasa akoma më të frikshme.

Në një investigim të gazetarit amerikan, Zev Shalev, theksohet fakti se Charles McGonigal ka punuar dhe po punon në Shqipëri për të ‘pastruar’ naftën ruse, të sanksionuar nga Perëndimi.

Jo vetëm kaq, por në investigim theksohet se McGonigal është i lidhur me kompaninë ruse Gazprom.

Kjo e fundit, përmes kompanisë Transoil të Shefqet Dizdarit, partnerit shqiptar të McGonigal dhe ish-agjentit tjetër të FBI, Mark Rossini, mori disa fusha nafte në Shqipëri, duke zbuar investitorët amerikanë.

Skandalin e zbuloi kryetari emeritus i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford.

Madje gjatë intervistës me Zev Shalev, ai tregoi se si Damian Gjiknuri, në atë kohë ministër i Energjetikës, shkoi në Kongresin e SHBA në vitin 2018 dhe u tha të bëjnë kujdes me rusët, ndërkohë që kur u kthye, ua dha fushat e naftës pikërisht rusëve të McGonigal.

“Ministri i energjisë shkoi në SHBA në shkurt të vitit 2018 dhe i tha Kongresit amerikan se duhet të kemi kujdes me rusët.

Pra, përfundoi duke i thënë amerikanëve, hej, bëni kujdes me rusët dhe më pas kthehet dhe ia jep fushat e naftës kësaj firme, e cila në këtë kohë McGonigal kishte dalë në pension në FBI dhe kishte ardhur disa herë në Shqipëri dhe në një nga këto rastet, mori një medalje nga ministri i energjisë, që u postua në Facebook, për shërbimin e tij ndaj vendit.

Më pas formuan një kompani në Shqipëri, McGonigal si anëtar menaxhues, me Rossinin, Nezën dhe Dizdarin. Dhe në fakt i morën fushat e naftës.

Por situata u komplikua sepse konkurrentët e tjerë e sfiduan këtë vendim në gjykatat vendase,” tha Crawford.

I pyetur se cila ishte kompania që mori fushat e naftës, ai tha: Transoil!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco