Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Crawford: Pas pastrimit të parave, Rama-McGonigal pastrojnë naftë ruse

Crawford: Pas pastrimit të parave, Rama-McGonigal pastrojnë naftë ruse

11:24, 17/03/2023
A+ Aa A-

Gazetari i njohur amerikan, Zev Shalev, ish-producent dhe reporter i rrjetit CBS, në emisionin e tij investigues ‘Narativ’, sjell të tjera akuza të forta ndaj Charles McGonigal. Gazetari amerikan thekson se gjatë vizitave të shumta në Shqipëri, agjenti i lartë i FBI, Charles McGonigal kultivoi një marrëdhënie të ngushtë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Por më pas, vijnë akuzat bombastike. Sipas tij, pas skemës që synon të ‘pastrojë’ naftën ruse, duke e maskuar si naftë nga vendet e tjera, mund të qëndrojë Charles McGonigal.

“Kur muajin e kaluar u kap një cisternë me naftë me flamur liberian me naftë ruse të sanksionuar në Shqipëri, pati spekulime se mund të jetë përfshirë McGonigal,” tha ai.

Analistët në Tiranë spekulojnë se McGonigal, bashkë me Mark Rossini-n dhe Shefqet Dizdari, kanë ngritur një firmë ligjore për të maskuar këtë kontrabandë me naftën ruse, sikur vjen nga një vend tjetër, tha gazetari.

Këtë gjë e ka konfirmuar gjatë intervistës edhe Mark Crawford, presidenti i nderit i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri.

“Shqetësimi i vërtetë mendoj se është ngritur së fundmi nga disa analistë ka të bëjë me një cisternë që është ndaluar në portin e Durrësit, që është porti më i madh në vend. Anija cisternë me një flamur afrikan u ndalua muajin e kaluar dhe kishte naftë. Dhe nafta në anije është ruse.

Ideja se Shqipëria po përdoret për të pastruar naftën, jo për të pastruar para direkt, por për të pastruar para, tani është në tavolinë.

Shqipëria ka prej kohësh probleme me pastrimin e parave, ka qenë një prej prodhuesve më të mëdha të marihuanës, në fakt kam bërë një film për këtë, është në Netflix, një film aksion.

Shqipëria ka probleme me pastrimin e parave, por ky është pastrim nafte dhe ti nis të mendosh, nëse këto fusha të vogla nafte, ishin pjesë e portofolit rus, këto janë fusha që janë holluese, që mund t’i përziesh me naftë tjetër, ky do ishte një avantazh për një vend që po mundohet të shmangë sanksionet.

Ky do të ishte një avantazh për një vend që po përpiqet të shmangë pengesat me import-eksportet.

Ndaj ti nis të mendosh, ndoshta është një strategji që do ishte në interes të Rusisë për të fituar akses në këto vende që janë në kufi të tregjeve të mëdha, si Shqipëria, pasi është një vend kandidat për në BE, ka marrëdhënie të mira në dukje me SHBA, ndaj mund të kesh avantazh aty.

Kjo është një teori interesante që konfirmohet papritur me këtë anije cisternë që ndalohet dhe që ka naftë ruse.

Nëse kjo vazhdon dhe ti ke një firmë, që është firmë ligjore, ose një firmë investigimi, që bën këto lloj transaksionesh, paratë vërshojnë. Shpesh në këto anë të botës, firmat ligjore janë një pikë kontakte për aktivitet në zonën gri”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco