Kleçkat që shpik Rama për të vonuar integrimin dhe konsoliduar regjimin

Kleçkat që shpik Rama për të vonuar integrimin dhe konsoliduar regjimin

11:13, 17/03/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Shqipërisë është i njohur për sjelljen e tij si i papërgjegjshëm ndaj ndërkombëtarëve.

Suksesi i tij me korruptimin e agjentit të kundërzbulimit të FBI, marrja e miratimit dhe mbështetjes, publikisht dhe të heshtur nga ambasadorët perëndimorë në Tiranë, në përpjekjet e tij për të eliminuar opozitën në Shqipëri i kanë dhënë kurajë.

Janë të njohura kërcënimet e tij në kohën e hapjes së negociatave: nëse nuk na i hapni, ne do martohemi gjetkë; nëse nuk na i hapni, ne po bëjmë ‘Open Ballkan’, nëse nuk na i hapni, ne po ikim me Turqinë, etj. Kërcënime për të krijuar idenë në popull se ky e do integrimin.

Për një moment Edi Ramën, falë fuqisë së tij korruptuese, e gënjeu mendja se mund të vijojë të shantazhojë në vazhdimësi Bashkimin Europian. Dhe hodhi tezën që e dinte shumë mirë se ishte vijë e kuqe për BE, Pasaportat dhe Amnistia.

Që atij nuk i intereson anëtarësimi në BE, kjo është e ditur, por mënyra që ka gjetur për t’u hedhur hi syve shqiptarëve si pro-europian i përvëluar dhe mënyra që po përdor për të trembur BE-në është banale dhe e ka bërë atë të duket qesharak.

Kjo u pa edhe në përfundim të takimit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri, ku morën pjesë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme Josep Borrell dhe Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi.

Jemi tërhequr përkohësisht nga Pasaporta e Arte, tha. Por la të hapur që do ta vijojë lojën e tij për të xhiruar në vend.

I zhytur në korrupsion e bashkëpunim me krimin, ai gjeti një kleçkë për të vonuar plotësimin e kushteve për avancimin e kapitujve të integrimit.

Pasaportat e Arta dhe Amnistia Fiskale. Të dyja janë propozime që ai e di shumë mirë se nuk do të marrin kurrë konsensusin e Bashkimit Europian. Po ai e mban qëllimisht debatin të hapur për të vonuar proceset, për shantazhuar BE-në, kështu e gënjen mendja, dhe për të bërë që ndërkombëtarët të merren me kleçkat që sajon ky e jo me thelbin- që është përpjekja e përditshme e Edi Ramës për konsolidimin e një regjimi të mirëfilltë monist në Shqipëri.

Edhe në takimin e fundit të Këshillit të Stabilizim Asocimit dypalësh mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, Edi Rama ia arriti të bëjë axhendë diskutimi një çështje të sajuar të tijën, Pasaportat dhe Amnistinë.

Pra, për të qenë më të kuptueshëm, nëse ai nuk do të sajonte këto dy kleçka, diskutimi do të ishte për çështje vërtet me interes dhe në funksion të integrimit të Shqipërisë.

Shqiptarët duhet të dinë që kryeministri i tyre nuk e do integrimin në BE.

Ai është i pari kryeministër që sajon vonesa skematike të qëllimshme nga hiçi, si e si të fitojë kohë.

Pasaportat i çon në gjykatën Europiane, amnistinë dhe kanabisin i fut për “konsultë” në Shqipëri, këto dy të fundit me qëllim që të t’u thotë ndërkombëtarëve, kështu e do populli.

Në vend të bëjë axhendë me Brukselin luftën kundër korrupsionit dhe krimit, funksionimin e administratës (depolitizimin), të sigurojë pavarësinë e sistemit të drejtësisë, të sigurojë zgjedhje të lira e të ndershme, ai fut shkopinj nën rrota qëllimisht për të harxhuar kohë dhe energji në dëm të shqiptarëve.

Të integrosh vendin në BE është të ndërtosh institucione, të luftosh korrupsionin dhe të mos vjedhësh zgjedhjet, ky të gjitha këto i ka bërë sistem.

Një njeri që ka mik të shpallur Erdoganin dhe Vuçiçin - mund ta integrojë Shqipërinë, por drejt Lindjes, jo drejt Perëndimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco