Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

KAFE SHQETO/ Arrestimi i Allës, pedagogu Gashi: Ata janë të gjithë për burg!

KAFE SHQETO/ Arrestimi i Allës, pedagogu Gashi: Ata janë të gjithë për burg!

09:48, 17/03/2023
A+ Aa A-

Pedagogu Shpend Gashi, analist politik, shprehu pesimizmin e tij sot për situatën në të cilën gjendet vendi, ku lideri, kryeministri i vendit, me arrogancë shprehet se nuk mban përgjegjësi për “kryeministrat e vegjël” që ka zgjedhur në krye të bashkive të vendit në deri tani gjashtë prej tyre i janë arrestuar.

Madje Gashi shkoi më përtej kur u shpreh se “po t’i futesh thellë-thellë, ata janë të gjithë për burg” dhe përfshiu edhe deputetët socialistë në Kuvend, që i binden verbërisht shefit të tyre duke ngritur kartonin. E gjithë kjo situatë sipas analistit, flet qartë se ky pushtet ka kaluar në një dekadencë totale.

Shpend Gashi u pyet sot në emisionin KAFE SHQETO në SYRI TV sesi e sheh dhe e gjykon këtë fushatë arrestimesh të kryebashkiakëve socialistë, pas prangosjes së fundmi të Lefter Allës, kryetarit të Bashkisë së Bulqizës.

“Kjo është bërë si gjuetia e “Unë, ti dhe Kasandra”. Hap televiziorin, shikon një kryebashkiak dhe… kjo është bërë rutinë, - tha Gashi. -  Në qoftë se kryebashkiaku i parë na ka dhënë një shije të keqe, se po ndodh ndonjë gjë në shtetin tonë, po përmbyset shteti, tani është bërë lajm që harrohet për tri ditë. Pra, të gjithë këta kryebashkiakë, sipas kryeministrit janë njerëz që mbajnë përgjegjësi personale.

Image

Por unë shoh se situata pothuajse është e pashpresë fare. E pashpresë sepse, përpos humorit të zi dhe territ që ne bëjmë me të drejtë, unë ti dhe kolegia, sepse kjo është me të vërtetë për të qarë, po ne qeshim se s’qajmë dot, se po të ketë 6 kryebashkiakë të arrestuar, të cilët janë kryeministrat e atyre rajoneve në thelb, sidomos me Reformën Administrative dhe të ketë një abuzim….

Se nuk janë vetëm për shpërdorim detyre, por abuzim të tenderave publikë, favorizim të miqve, me tenderime e të gjitha, pra në thelb janë hajna, janë hajdutë. Nëse ka një përcaktim  tjetër për termin hajdut, kjo është, se nuk është hajdut ai që vjedh për t’u ushqyer. Hajdut është ai vjedh për të akumuluar dhe vjedh nga të gjithë. Sot e kësaj dite ne nuk kemi një person, ofiq të lartë politik zyrtari, që të thotë: Ne aderojmë në Europë, unë kam bërë gabim në përzgjedhjen time të burimeve njerëzore. Moralisht duhet ta shkrij dhe njëherë këtë dhe hajde më votëbesoni prapë sepse kam gabuar, sepse dhe liderët gabojnë, edhe të mirët gabojnë.

Po nëse ti ke një lloj arrogance që me gjashtë kryebashkiakë të arrestuar… Po t’i futesh thellë-thellë, ata janë të gjithë për burg, sidomos këtej nga ana…Kur e sheh televizorin, nga ana e djathtë e parlamentit, që votojnë dy herë, tri herë për të njëjtin person, që është shkelja më flagrante dhe ne kemi parë me sytë tanë, servilë par excellence - që të jesh përfaqësues, minimumi i dhjetëmijë vetëve dhe ta ngresh atë karton pa pikë përgjegjësie sepse ty të ka vendosur kryetari aty - ky është një lloj ofendimi që i bën vetes dhe ofiqit që mban ti, se deputeti është ofiq shumë i nderuar.

Nëse ne kemi këtë lloj politike, atëherë çfarë presim në sintezë nga ky lloj pushteti?! Ky lloj pushteti ka kaluar në dekadencë totale. Nuk po flasim për dekandencë se duhet ikur se kanë dhjetë vjet, por realisht po i bëjnë gropa shumë të mëdha shtetit, që ne nuk e dimë, ata që do ta marrin si do t’i përballojnë”./ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni intervistën e plotë në emisionin KAFE SHQETO në SYRI TV.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco