PD: Ortaku i Olsit dhe këshilltari i Oltës, Amant Josifi po mbrohet nga Edi Rama

PD: Ortaku i Olsit dhe këshilltari i Oltës, Amant Josifi po mbrohet nga Edi Rama

16:24, 16/03/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka akuzuar Edi Ramën se nuk po lejon arrestimin e Amant Josifit, ortakut të Olsi Ramës dhe Olta Xhacckës.

Në një deklaratë nga selia blu, sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysaj u shpreh se, ‘Josifi është pronar i të paktën tre call center-ave në Shqipëri, dhe përpunoi një skemë mashtrimi financiar ndërkombëtar, nën supervizimin dhe mbrojtjen speciale të shtetit shqiptar. Sipas raportimeve të BIRN dhe të dhënave të policisë spanjolle, fitimet e Josifit dhe grupit të tij kapnin 50 milion euro në tremujor’.

Deklarata e Sekretares së Marrëdhënieve me Publikun në PD, Jola Hysaj:

Një skemë ndërkombëtare mashtrimi financiar, që u ka kushtuar qytetarëve europianë mbi 2,2 miliard euro, ka në qendër Amant Josifin, një 33 vjeçar nga Tirana, këshilltarin e Olta Xhaçkës dhe ortakun e Olsi Ramës.

Josifi nuk do të konsiderohej më shumë se matrapazi i radhës, që u nxin faqen shqiptarëve në botë, nëse lidhjet e tij politike në Tiranë nuk do të shkonin deri në majë.

Para se të ngjitej atje, Josifi e ka filluar me një ministre, nga zyra e së cilës ‘investitorët strategjikë’ dhe ‘mashtruesit ndërkombëtarë’ dalin me lehtësinë e deklaratave të shtypit. Ortaku i Olsi Ramës u thirr nga Olta Xhaçka, asokohe ministre e Mbrojtjes, si këshilltar për NATO-n, edhe pse ishte i padiplomuar, me të vetmin ‘kualifikim’ një universitet që pretendonte se e vijonte në Francë.

Sigurisht, Olta Xhaçka nuk shihte te Amant Josifi një personazh të brain gain, pra të fitimit të trurit, por të fitimeve të tjera mafioze. Fitimi kryesor ishte fakti se Amanti ishte ortak i vëllait të shefit të saj, kryeministrit Rama.

Të tjerat do të rregulloheshin gjatë rrugës.

Me gradën e këshilltarit të NATO-s të ministres së Mbrojtjes së një vendi të NATO-s, me ortakërinë e vëllait të kryeministrit, me aksesin te vetë Edi Rama, dhe me mbështetjen e të gjithë këtyre, Josifi, pa mbushur të tridhjetat, u nisi rrugës që të bëhej ‘Ujku i Ëall Street’.

Pronar i të paktën tre call center-ave në Shqipëri, ai përpunoi një skemë mashtrimi financiar ndërkombëtar, nën supervizimin dhe mbrojtjen speciale të shtetit shqiptar. Sipas raportimeve të BIRN dhe të dhënave të policisë spanjolle, fitimet e Josifit dhe grupit të tij kapnin 50 milion euro në tremujor.

Çka e bënte Amant Josifin një diamant në grupin me të cilin punonte, ishte fakti i proteksionit të plotë shtetëror që ai gëzonte në Shqipëri.

Por, pavarësisht nga mbrojtja e Edi Ramës, policia e Spanjës dhe vendeve të tjera, zbuluan se ‘koka e gjarprit’ në skemën e vjedhjes së qytetarëve europianë ndodhej në Tiranë dhe ishte pikërisht Aman Josifi, këshilltari i Olta Xhaçkës dhe ortaku i Olsi Ramës. Si gjithmonë, ndërkohë që policitë e Europës e kanë të skeduar dhe e kërkojnë, policia dhe shteti i Ramës vazhdojnë ta mbrojnë.

Spanja lëshoi urdhër ndërkombëtar arresti, por Çuçi i familjes nuk e zbaton, përkundrazi ai u përcoll nga Olsi, në arrati, në Dubai.

Arrestimi i Amantit do të thotë prangosje e Olsit.

Kjo është arsyeja se pse Amant Josifi nuk arrestohet, por mbrohet. Ashtu si ‘të kërkuarit’ e inceneratorëve ai është ‘ëanted’ vetëm në letra. Ashtu si Gugallja, ai do të dorëzohet vetëm kur të marrë garancitë e duhura dhe të bëjë paktin e duhur me Edi Ramën, vëllain me pushtet të ortakut të tij.

Amant Josifi nuk është më shumë se një gradë tjetër turpi në turpërimin global të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Sigurisht, Rama me të tijtë e hanë me bukë këtë turp, sepse e shtyjnë me milionat që u kanë vjedhur shqiptarëve dhe europianëve.

Por, Shqipërisë dhe shqiptarëve u mbetet ky turp. Dikur kishin vetëm bandat kriminale që u merrnin fytyrën nëpër Europë. Tani kanë edhe Edi Bandën me 40 hajdutë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco