'Bomba' e mediave amerikane: McGonigal bllokoi hetimet për kinezët e Ramës

'Bomba' e mediave amerikane: McGonigal bllokoi hetimet për kinezët e Ramës

11:28, 16/03/2023
A+ Aa A-

Thellohet skandali që implikon Edi Ramën, Charles McGonigal dhe djalin e presidentit amerikan, Hunter Biden.

Së fundmi, një komision i rëndësishëm i Kongresit amerikan zbuloi se kompania kineze CEFC ka paguar edhe 3 milionë dollarë të tjera për anëtarët e familjes së Joe Biden. Kompania CEFC është një konglomerat kinez, ku i punësuar ka qenë edhe Dorian Duçka, këshilltari i Edi Ramës.

Hetimet e Kongresit kanë zbuluar se në vitin 2017, FBI dhe Departamenti i Drejtësisë hetuan dhe dënuan Patrick Ho, përfaqësuesin e kompanisë kineze CEFC në SHBA.

Por edhe pse Ho dhe presidenti i kompanisë kineze, Ye Jianming paguan miliona dollarë për Hunter Biden dhe familjen e tij, askush nga familja Biden nuk u hetua. Të paktën 6 milionë dollarë u paguan fillimisht për Hunter dhe Jimmy Biden nga kompania CEFC.

Patrick Ho doli përpara drejtësisë amerikane, por dokumentet e gjyqit tregojnë se emri i Hunter Biden u censurua, duke theksuar se ai nuk është relevant dhe mund t’i japë një dimension politik çështjes.

Më vonë, më shumë se 100 mijë dokumente u zbuluan në celularët dhe kompjuterët e Patrick Ho. Edhe këto dokumente u anashkaluan nga FBI dhe Departamenti i Drejtësisë kur binte fjala për Biden-ët.

Portali investigativ amerikan, RealClearInvestigations raporton se arsyeja se pse nuk u hetua dhe nuk u procedua Hunter Biden, lidhet me emrin e agjentit të lartë të FBI, Charles McGonigal.

“Një shpjegim për mungesën e interesit të FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë për të ndjekur penalisht Biden-ët në çështjen e Ho, mund të jetë roli që ka luajtur ish-zyrtari i FBI, Charles ‘Charlie’ McGonigal,” thuhet në investigimin e Paul Sperry.

“Burimet e FBI-së thonë se McGonigal mbikëqyri hetimin fillestar të spiunazhit për Ho, duke përfshirë këtu edhe mbulimin e komunikimeve të tij, si kreu i krahut të kundërzbulimit të FBI-së në zyrën e Nju Jorkut, ku u hap hetimi,” thekson autori.

“McGonigal u arrestua së fundmi me dyshimin e marrjes së ryshfetit nga një shqiptaro-amerikan i lidhur me CEFC, sipas të dhënave të gjykatës. Ai dyshohet se ka marrë 225 mijë dollarë para në dorë nga ish-zyrtari i inteligjencës shqiptare, i kthyer në biznesmen nga Nju Xhersi, Agron Neza.

Neza e prezantoi McGonigal me Dorian Duçkën, i cili punonte si këshilltar në CEFC dhe përpiqej të siguronte licencat e shpimit të naftës në Shqipëri për kinezët.

Duçka ishte i afërt me presidentin e CEFC, Ye, i cili i dha ‘dhuratën’ e shtrenjtë, një diamant për Hunter Biden në dhomën e tij të hotelit në Majemi. Duçka shfaqet në emailet e gjetura në laptopin e Hunter duke diskutuar perspektivat e biznesit të CEFC.

Prokurorët thonë se McGonigal u takua për herë të parë me Nezën në gusht të vitit 2017- në të njëjtin muaj që Biden-ët po rrisnin ndjeshëm marrëveshjen e tyre me CEFC. Muajin tjetër u takua me Duçkën. Gjatë kësaj kohe, McGonigal po mbikëqyrte çështjen e kundërspiunzhit CEFC-Ho.

Në një intervistë, ish-avokati i kundërzbulimit të FBI-së, Mark Wauck, tha se McGonigal mund të ketë shmangur hetimet e kundërzbulimit për Biden-ët dhe për pagatorët e tyre kinezë, sepse ai vetë ishte potencialisht i kompromentuar nga kinezët,” theksohet në investigim.

Sipas Wauck, duke mbajtur parasysh rolin e Kinës në këtë histori, mund të kuptosh se McGonigal ishte në shitje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco