‘Bëhu burrë dhe firmose po ta mban’/ Berisha sfidon Ramën për pr.ligjin e parashkrimit: Kryeministri e ka tmerr…

‘Bëhu burrë dhe firmose po ta mban’/ Berisha sfidon Ramën për pr.ligjin e parashkrimit: Kryeministri e ka tmerr…

15:25, 15/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sfidoi publikisht kreun e qeverisë Edi Rama duke i kërkuar të kalojë në parlament pr.ligjin për parashkrimin për të cilin tha se e ka “tmerr” dhe nuk pranon ta firmosë.

Në mbledhjen me grupin e deputetëve, Berisha tha se nuk mund të ketë parashkrim për kryeministrin dhe ministrat e qeverisë, sepse sipas tij, “përdorin të gjitha manovrimet që krimet e tyre të kalojnë parashkrimin”.

“Ligji që kemi sjellë këtu ka një bazë solide kushtetuese, po këtë e mban Linda e Parlamentit, ligji ka 6 muaj që pret në sirtare dhe ne do ta denoncojmë me forcën më të madhe, nuk ka sjellë amendamentin e dorëzuar para 7 muajsh për heqjen e të drejtës së parashkrimit për kryeministrin, i them Edi Ramës, bëhu burrë dhe ta bëjmë këtë nen ta firmosim, firmose ti, ta firmos dhe unë po ta mban, por nëse nuk e firmos, do të jetë neni i parë që do të firmoset me ardhjen e PD në pushtet, koha tregon se është jetike për të ndëshkuar hajdutëritë që u bëhen shqiptarëve nga kryeministri dhe ministrat dhe tij, nuk mund të ketë parashkrim për ta sepse përdorin të gjitha manovrimet që krimet e tyre të kalojnë parashkrimin, do të luftojmë që ky ligj të kalojë në parlament dhe ata që firmosin për plackitjen e qytetarëve duhet të ndiqen nga drejtësia gjer ditën e fundit të jetës së tyre pa asnjë lloj mbrojtje, janë krime të shëmtuara që mjerojnë qytetarët, parashkrimi është amnisti, nuk mund të ketë amnisti për qeveritarët.

Ai nuk firmos se ka tmerr, por ky nen do ta ndjekë mbrapa deri sa të votohet në parlament.," tha Berisha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco