Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi: Tre prioritetet e mia!

22:51, 14/03/2023
A+ Aa A-

Kandidati i Opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u shpreh në "A Show" tek Adi Krasta, se 3 prej prioriteteve që ka ai në këtë fushatë, dhe plani për nesër në qeverisjen e qytetit, kanë të bëjë me; rininë, me luftën ndaj korrupsionit, dhe me cilësinë e jetës.

Bashkia sipas tij i ka mundësitë të ofrojë për të rinjtë shanset që të qendrojnë këtu, të kenë një apartament, e të ushtrojnë një profesion e të ndërtojnë karrierën. Gjë që sot është e pamundur, ndaj dhe të rinjtë po ikin.

Pika e dytë që Këlliçi veçoi ka të bëjë me korrupsionin. 

Ai u shpreh se do të qendrojë fort tek transparenca dhe lufta ndaj korrupsionit në bashki, gjë qe sipas tij do të sjellë rikthimin e besimit të qytetarëve tek politika dhe institucionet.

Dhe pika e tretë, ka të bëjë me cilësinë e jetës, me disa elemente thelbesore, si, trotuaret, më shumë mundësi për qarkullimin, dhe të tjera gjëra bazike, si uji.

Belindi pohoi se Bashkia i ka të gjithë asetet dhe potencialin t'i realizojë këto objektiva, duhet vetëm vullnet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco