Arben Malaj: Nuk ndodh kurrë që ministri i Financave të marrë vendime pa dijeninë e kryeministrit

21:19, 14/03/2023
A+ Aa A-

Arben Malaj komentoi në "A Show" me Adi Krastën në Syri Tv, akuzat në adresë të ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj për aferën e inceneratorëve. 

Malaj tha se nuk ka asnjë mënyrë të ndodhë që ministri i Financave, në këtë rast Ahmetaj, të ketë marrë vendime apo të ketë vepruar pa dijeninë e kryeministrit. 

Pjesë nga intervista

Adi Krasta: Ke qenë ministër i financave. Ka ndodhur ndonjë gjë në aktivitetin tënd në ministrinë e financave që mos ta dinte kryeministri fare?
Arben Malaj:
Jo, në asnjë mënyrë. Në argumentimin publik që bën Rama që gjithësecili të mbajë përgjegjësi vetë, nuk është i saktë. Ai duhet këshilluar që gjëja e parë që duhet të bëjë kryeministri kur i dalin disa ministra, drejtorë, gjëja e parë është t'i kërkojë falje publikut, çështja penale është tjerë gjë, sa kohë s'ka vendim nga gjykata të formës së prerë, quhet i pafajshëm. 

Nëse Ahmetaj ka thënë po në shkelje të ligjit nuk i mbron ata nga përgjegjësia ligjore. Kur ulesh në atë karrige duhet ta mendosh mirë se i pari që mban përgjegjësi është ministri i linjës. 

Adi Krasta: Shkëlqim Cani u vu ministër dhe iku. Ai nuk dha kurrë një shpjegim...
Arben Malaj:
Po të ikte me dorëheqje kishte detyrimin moral të jepte sqarimin. Në momentin kur kryeministri nuk e përfshiu më në qeveri. Në popull votohet kryeministri, por integriteti profesional i Canit dallon në këto qëndrime që ka mbajtur. Dha shpjegime në komisionin hetimor për inceneratorët, dha shpjegime kur doli nga SPAK.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco