Kalaja: Nuk është Alabar pas ndërtimeve në Portin e Durrësit, ja tre argumentet

21:16, 14/03/2023
A+ Aa A-

Aktivisti Aulon Kalaja, i ftuar në ‘A Shoë’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka folur për protestën e bërë ndaj ndërtimit në Portin e Durrësit dhe Alabar që para pak ditësh ishte në Tiranë për të shitur apartamente në ajër.

Kalaja u shpreh se, ai ka bindjen se pas ndërtimit në Portin e Durrësit nuk është Alabari, por tjetër kush.

‘Ajo që ndjeva aty ishte bezdisja e Alabar, i cili doli dy herë për të na dhënë xhevapë dhe po na thoshte se ai, kishte ardhur në Shqipëri për të na ndihmuar, madje na ofroi dhe kafe e çaj dhe u kujdes që askush të mos na përzinte nga aty ku po protestonin.

Besoj se është i përgatitur për këtë gjë. Unë mendoj se nuk është Emmar pas portit të Durrësit. Alabarit i janë bërë lehtësirat më të mëdha; është falur toka, nuk do të bëjë banesat sociale, shteti shqiptar do harxhojë 100 mln euro për të drenazhuar dhe kanalizimet e këtij territori ku do të ndërtojë Alabar'.

Ndërkaq, duke folur për fushatë elektorale, Kalaja ka veçuar kandidatin e Partisë Demokratike në Kukës, Admir Sinamati.

‘Të dielën isha në Kukës dhe e pashë qytetin totalisht të braktisur. Për një aktivitet politik isha për të mbështetur kandidatin për bashkinë e Kukësit. Një doktor i jashtëzakonshëm, Admir Sinamati, një kandidat i munguar në bashkinë e Kukësit, në raport me kandidatin tjetër që nuk dihet se çfarë shkollimi ka.

E parë në këtë prizëm, them se njerëz për protesta ka. Ajo që mendoj unë se duhet të bëjnë aktivistët, jo ata të kryeministrit, ata të vërtetët, atë që kanë në dorë është denoncimi në këto rast. Janë disa njerëz që do të jenë determinant në fushatë dhe janë afruar tashmë’ - u shpreh Kalaja në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco