VIDEO-SYRI TV/ Luçiano Boçi takim me të rinjtë e FRPD: Bashkia Elbasan urren të rinjtë

15:20, 12/03/2023
A+ Aa A-

Shpopullimi, punësimi dhe arsimimi ishin kryefjala e takimit që kandidati demokrat për bashkinë Elbasan Luçiano Boçi, zhvilloi me të rinjtë e qytetit. Boçi tha se bashkia Elbasan urren të rinjtë, duke i braktisur ata. Ai theksoi se pas 14 majit, të rinjtë do të jenë në fokusin e tij si kryetar i bashkisë Elbasan.

Nga SYRI TV

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi zhvilloi një takim me anëtarë të forumit rinor të kësaj partie.

Gjatë bashkëbisedimit, Boçi u shpreh se bashkia e Elbasanit i urren të rinjtë, ndërsa premtoi se pas 14 majit, rinia do të jetë në vëmendje të veçantë të bashkisë.

Luçiano Boçi e cilësoi shpopullimin dhe largimin e të rinjve nga vendi si një plagë që duhet të marrë fund, ndërsa theksoi se nga Elbasani do të nisë ndryshimi i madh.

Në takim ishte i pranishëm dhe kryetari i FRPD-s, Besart Xhaferri, tregoi para të rinjve mbështetjen që Partia Demokratike i ka dhënë Elbasanit, ndërsa shtoi se kjo mbështetje do të vijojë me Luçiano Boçin në drejtimin e bashkisë së këtij qyteti.

Gjatë takimit me Luçiano Boçin, të rinjtë treguan disa nga shqetësimet kryesore të tyre, duke renditur si problem shqetësues punësimin dhe emigracionin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco