Kurti: Refuzimi i Serbisë në Bruksel, të mos jetë një sinjal që nuk pajtohet me marrëveshjen

Kurti: Refuzimi i Serbisë në Bruksel, të mos jetë një sinjal që nuk pajtohet me marrëveshjen

14:30, 12/03/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me anë të një video-mesazhi në edicionin e 11-të të Forumit të Mannheim-it, ndër të tjera, ka folur edhe për takimin që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Kurti tha se shpreson që refuzimi i Serbisë për të nënshkruar marrëveshjen në Bruksel, të mos jetë një tregues se nuk pajtohet me përmbajtjen e asaj marrëveshjeje.

“Në takimin trelateral në Bruksel u shpreha i gatshëm të nënshkruaj marrëveshjen bazë në emër të Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, refuzoi dhe këtë refuzim ai e bëri publik pasi e la takimin.

Javën tjetër, ne do të takohemi prapë në Ohër shpresoj që refuzimi i Serbisë për të nënshkruar marrëveshjen në Bruksel nuk është një tregues që ata nuk pajtohen me përmbajtjen”, u shpreh Kurti.

Ai tha se beson se marrëveshja bazë në mes të Kosovës dhe Serbisë përbën avancimin drejt njohjes reciproke në mes të dy shteteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco