VIDEO-SYRI TV/ Tendera pa garë dhe fitues i paracaktuar, PD Roskovec: SPAK të hetojë kryebashkiaken

12:57, 12/03/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike në Roskovec akuzon kryebashkiaken Majlinda Bufi se po kryen tendera për të blerë vota. Kjo forcë politike renditi disa tendera të kryer nga kryebashkiakja Majlinda Bufi, të cilët janë dhënë pa garë dhe nën dyshimin e fituesi është paracaktuar. Për këtë arsye PD kërkon hetim të kryebashkiakes.

Nga SYRI TV

SPAK duhet të hetojë kryetaren e bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi për abuzim me tenderat publikë. Kjo është kërkesa e bërë nga dega e Partisë Demokratike Roskovec, ku kreu i kësaj force politike, Emels Xhaxhaj, tregoi disa nga tenderat ku ka abuzuar kryebashkiakja.

Sipas Xhaxhajt, abuzimi me tenderat, jo vetëm që po çon bashkinë drejt falimentimit, por paratë do të përdoren për blerje votash.

Disa nga tenderat e kryer nga bashkia Roskovec, janë dhënë pa garë, dhe nën dyshimin se fituesi është i paracaktuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco