Berisha: Qukës-Qafë Plloçë, rruga e vetme në botë ku nuk puqen segmentet, kanë 14 metra diferencë

Berisha: Qukës-Qafë Plloçë, rruga e vetme në botë ku nuk puqen segmentet, kanë 14 metra diferencë

12:47, 12/03/2023
A+ Aa A-

Duke folur në takimin e organizuar në Pogradec ku u prezantua dhe kandidati i opozitës për bashkinë e qytetit liqenor, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se, rruga Qafë-Plloçë ka 10 vite që nuk mbaron.

Berisha tha se, kjo është rruga e vetme në botë ku nuk puqen segmentet pasi kanë 14 metra diferencë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Në vitin 2013 përfundoi ndërtimi dhe rindërtimi i 11 mijë km rrugë, mbetën edhe 3 mijë të tjerë, nga ku absolutisht secila rrugë ishte rrugë kombëtare me fonde të garantuara nga ne. Bypass-i i Fierit, Vlorës, rrugët e tjera, rruga e Arbrit, rruga e Qukës, Qafë-Plloçë. Që të gjitha me financim të garantuar.

Pse e bëra këtë analizë? E bëra për t’ju thënë ju se në qoftë se kryeministri që erdhi mbrapa kishte shpirt e zemër, kishte kënaqësi, begatinë e qytetarëve dhe përmirësimin e jetës së tyre, ai kishte mundësi të plotë 100% që rrogat jo t’i dyfishonte, por absolutisht t’i trefishonte pa asnjë lloj problemi.

Rrogat sot janë 30% më të ulëta për shkak të inflacionit sesa ishin në vitin 2013.

Ka dy muaj që kalon nga studio në studio, pensionistët do marrin 80 mijë lekëshin. Po e morën, ta gëzojnë. Por iu garantoj pensionistëve, se ajo 80 mijë duhet t’iu jepej atyre rrogë rritje të paktën çdo dy vjet.

Çfarë ndodh? Në qoftë se ne rritëm borxhin 4.4%. Sa e rriti Edi Rama borxhin? Edi Rama e rriti borxhin në 107%, e rriti 43%. Në çfarë e kthej? Në pasurim të papërmbajtur të vetes, ministrave, zyrtarëve të tij, oligarkëve dhe klientelës së tij.

Ajo rrugë që nuk po përfundon kurrë, Qukës-Qafë Plloç, ajo kishte projektin, financimin. Është 43 km. Kushtonte me të gjitha përllogaritjet 70-73 milionë euro, asnjë qindarkë më shumë. Sa ka shkuar gjer më sot më thoni ju mua? 250 milionë euro dhe do të shkojë më shumë. Çfarë ndodh? Për të kuptuar se pse nuk rriten rrogat. Njëherë e bllokoi, pastaj tha: jo, jo nuk është projekti. Bankat nuk japin kurrë kredi, po nuk çove projektin dhe po nuk e studiuan një për një atë. Nuk japin kredi ato.

Jo, tha nuk është projekti. Se duhet të ndryshonin projektin që të vidhnin. Nuk ndryshuan asgjë. Dhe ajo është rruga e vetme në Europë, ndoshta rruga e vetme në botë së cilës vidh e vidh nuk të sosur tani nuk i puqen segmentet. A keni dëgjuar kështu jo more zotërinjt, më kuptoni apo jo?

Po ka hajdutë më të paskrupullt, më të pafytyrë se këta?

Mund të ndodhë ndonjëherë në 100 apo 1000 që tuneli nuk përputhet, po të mos përputhet segmenti i rrugës në sipërfaqe. Vetëm hajdutët ecin si e si të shtojnë çmimin, të vjedhin me thes paratë tuaja. A keni dëgjuar ju të ketë një hetim për ata të cilët u dalin me 14 metra diferencë niveli i rrugëve në sipërfaqe? Asnjëri. Askush nuk bëhet përgjegjës.

Vjedhin dhe vetëm vjedhin.

Unë mora rrugën Qukës-Qafë Plloç, por çdo rrugë është e tillë. Çdo rrugë ka histori të tmerrshme vjedhjeje.

Greqia po ndërton autostradën e fundit Janinë-Kakavijë me një terren shkëmbor, zallor me 4 milionë euro/km me parametrat më modernë.

Shqipëria po ndërton rrugët më anësore në fushë nga Lekaj i Kavajës në Fier me 7 milionë euro km e tyre. Këta vjedhin dhe vetëm vjedhin. A duhet tani t’i ndryshojmë?

Këto zgjedhje pra, janë për Shqipërinë. Janë për çdo qytetar. A mund të pranojmë ne të vidhemi në këtë mënyrë? A mund të pranojmë ne që pasuritë tona të shndërrohen në një mallkim për ne?

Kush përfiton sot nga pasuritë publike? Qeveritarët dhe klientela e tyre, dhe asnjë qytetar. Qytetarët ikin, ikin, ndërkohë kur ne këtu kemi potencilaet më të jashtëzakonshme.

Sot kemi një terr informativ, Mediat fillojnë dhe mbarojnë me Edi Ramën dhe Erion Veliajn, sepse ata i blejnë. Atëherë, çfarë kemi ne në dorë? Kemi bisedat me njëri-tjetrin. Të vërtetat t’ia themi njëri-tjetrit. Kemi në dorë rrjetet sociale, kemi në dorë vendimin tonë, për të bërë gjithçka për ndryshimin e kësaj klike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco