VIDEO/ Banorët e Bërxullës sërish në protestë: Do ndërmarrim akte ekstreme

11:15, 12/03/2023
A+ Aa A-

Edhe kjo e diel i gjeti sërish në protestë banorët e Bërxullës, të cilët kundërshtojnë projektin e rrugës Thumanë-Kashar.

Ata njëzëri shprehen kundër vlerës së shpronësimit të dhënë për ta, për tokat dhe banesat e tyre, duke e cilësuar atë qesharake. Në një prononcim për Neës24, një prej banorëve parashtroi 3 kërkesat e tyre për qeverisë, vlerën e pronës, të projektit dhe se si do të bëhet nënkalimi.

 ‘Shteti nuk po i jep zgjidhje halleve ton. Vlera e pronës nuk është e përcaktuar vetëm thonë duhet zbatuar vendimi i mëparshëm.

Falënderojmë kryetarin e bashkisë se ka kërkuar të zgjidhë problemin e banorëve.

Firma është afruar të negociojë dhe nën shumë presion ka vendosur të bëjë mbikalime dhe nënkalime, sipas terrenit.

E vetmja zgjidhje që nuk po arrijmë është lera e pronës. Tre kërkesat tona ishin vlera e pronës, vlera e banesave dhe nënkalimet e mbikalimet.

Preken rreth 30 hektarë tokë, ndërkohë që këto banorë më këto toka mbajnë familjet e shkollojnë fëmijët. 165 ditë që flemë me ankth e stres. Do nisim aktet ekstreme, nëse nuk i jepet shpejt zgjidhje këtij problemi. Protestat do të përshkallëzohen nëse nuk gjejmë zgjidhje’, ka deklaruar një nga qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco