Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

KAFE SHQETO/ Bushkolaj: DEA e ka humbur besimin te shteti shqiptar

11:54, 09/03/2023
A+ Aa A-

Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV ka folur për nismën e fundit të DEA-as, e cila ka kërkuar informacion direkt nga qytetarët shqiptarë për sa i përket trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, duke anashkaluar në njëfarë forme autoritetet shqiptare ligjzbatuese.

Bushkolaj ka theksuar se autoritetet shqiptare betejën me krimin e kanë humbur, pasi ne jetojmë këtu dhe e shohim se çfarë ndodh me grupet kriminale dhe si involvohen në fushata elektorale. Gjithashtu sipas gazetarit, autoritetet ligjzbatuese shqiptare e kanë prekur fundit në raport me besueshmërinë me partnerët ndërkombëtare.

Bushkolaj: Autoritetet ndërkombëtare kanë 32 vite që bashkëpunojnë me autoritetet ligjzbatuese shqiptare, por ëshë hera e parë që ato po kërkojnë ndihmë direkte nga qytetarët. Dhe nuk është një institucion i çfarëdoshëm, por po flasim për DEA-n amerikane.

Sa i përket besueshmërisë së institucioneve shqiptare, ne e kemi parë qartë pasi pak ditë më parë prokurorët e antimafias në një dokumentar për grupet shqiptare në Itali flisnin qartë për dekonspirime, madje përmendin edhe për prokurorë që janë në SPAK, kjo do të thotë që besimi te autoritetet shqiptare është mjaft i pakët.

Të kishin besim, nuk do kishin pasur arsye që autoritetet gjermane të vinin dhe të bënin vetë aksione në Shqipëri si në rastin e Xibrakës dhe në Has ku edhe pjestarë të DEA-s kanë qënë të përfshirë në aksion.

Autoritetet shqiptare, betejën me krimin e kanë humbur. Ne jetojmë këtu dhe e shohim se çfarë ndodh me grupet kriminale dhe si involvohen në fushata elektorale. Krimi është në një tjetër stad dhe nuk është më ai krimi që transportonte kanabis me gomone apo chartera në Itali por sot po flasim për kokainë. 

Sot Shqipëri është një transit i transportit të kokainës dhe nuk janë të rastësishme të gjitha ato sasi kokaine të kapura në Portin e Durrësit. Autoritetet e kanë prekur fundit në raport me besueshmërinë me partnerët ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco