Berisha: Vula është e anëtarëve të PD. Rama i tmerruar, nuk mund të tolerojë opozitë të vërtetë!

18:32, 04/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaron se Edi Rama është i tmerruar nga opozita e vërtetë, përndaj edhe urdhëroi Gjykatën e Apelit të marrë peng vulën. 

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, Berisha tha se vula është e anëtarëve të PD. 

"Me këtë proces politik, Edi Rama hoqi çdo maskë, ai është i tmerruar nga PD-ja dhe forca e saj. Ai mund të bashkëjetojë vetëm me një fasadë opozitë, një fasadë opozitë e cila i nënshtrohet, pranon të poshtërohet, një fasadë opozitës të cilës i ka marrë peng kryetarin, të cilës i jep urdhra, me të cilën mashtron publikun shqiptar. 

Asnjë opozitë tjetër, ai nuk mund të tolerojë asnjë opozitë të vërtetë. Edhe njëherë, vendimi tre ditë para mbylljes së regjistrimeve është dëshmia më flagrante e frikës së tmerrshme që e ka kapur atë nga PD-ja. 

Ne pra jemi para një situate të cilën e kemi parashikuar, se ky është një vendim i paralajmëruar, nga vetë Taulant Balla në parlamentin shqiptar, i paralajmëruar nga Olta Xhaçka e cila i tha ambasadorit të një miku të Edvinit, një javë para që gjykata ka vendosur që vulën të ua japë vasalë, veglave apo shërbetorëve të Edvinit, të ua heq anëtarësisë, të ja heqë PD-së dhe të ja japë Edvinit.

Edi Rama një vit e gjysmë më parë, i dha Lulzim Bashës, bravën dhe brava i ngeli në derë të shtëpisë së tij, përsëri vula do të ngelet në turpin më të madh të tij, sepse vula është e anëtarëve të PD-së".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco