Adriana Kalaja: Pse vendimi i Gjykatës së Apelit nuk e penalizon PD-në

16:41, 04/03/2023
A+ Aa A-

Avokatja e njohur Adriana Kalaja deklaron se vendimi i Gjykatës së Apelit për çështjen e vulës nuk e penalizon aspak Partinë Demokratike. 

Kryetarja e Gjykatës së PD, Kalaja e ftuar në studion e Syri Tv me moderatoren Megi Fagu tha se vendimi i djeshëm ishte një skemë e mirëmenduar e pushtetit për të patur një opozitë të komandueshme. Sipas saj kthimi i çështjes në shkallën e parë për rigjykim është vendim i paligjshëm dhe goditje e rëndë për demokracinë.

Ky vendim, tha Kalaja, e bën Partinë Demokratike dhe demokratët më të fortë, ndërsa solli në vëmendje suksesin e 6 marsit të një viti më parë, kur PD nuk kishte ende struktura dhe fitoi përballë palës tjetër që kishte vulën. 

"Nuk e penalizon fare PD-në. Z.Berisha ka dhënë prova se edhe në ditën më të keqe të jetës së tij politike si 9 shtatori 2021, se edhe e djeshmja më ngjalli të njëjtin irritin, të njëjtën neveri e pështirosje, besoj se i gjithë publiku me një njohuri më minimale për mënyrën si po zhvillohen proceset brenda forcës tonë politike, është një skemë e mirëmenduar e pushtetit për të mbajtur sa më gjatë interesat e tyre kriminale duke mbajtur një opozitë të komandueshme, të shantazhueshme. 

Në gjithë këtë histori mendoj se kjo na bën edhe më të fortë, më të motivuar për të ecur përpara. Rezultati i arritur nga zoti Berisha, nuk them në 6 mars ishte fitorja e PD, fitoren e bëri individualisht zoti Berisha. Kemi qenë dëshmitarë të gjithë na pëlqen apo jo, kujt për moshën, kujt për mënyrën si punon, bënte 3-4 takime sipas qyteteve të ndryshme ku zhvilloheshin zgjedhjet, bënte takime në zyrë, bënte takime me strukturat drejtuese të PD dhe përballë kishte të gjithë pushtetin, edhe mediat i kishte përballë përveç SYRI-t dhe ndonjë media tjetër e cila me përdhunë po i largohet trysnisë së pushtetit, si dhe kishte kundër edhe Yuri Kim. Fitorja në 6 mars është motivacion për të gjithë. Kishim vetëm një strukturë drejtuese, Komisionin e Rithemelimit, ishte i vetmi organ që do të kryente të gjitha funksionet e organeve të tjera në periudhën mes dy kuvendeve, ishim pa logo, pa vulë dhe nuk kishim ngritur strukturat në të gjithë Shqipërinë. 

Vendimi i gjykatës përveçse i turpshëm, antligjor, amoral, përveçse një goditje shumë e rëndë e demokracisë dhe pluralizmit, politikisht PD-së nuk i cenon asgjë. Ne sot jemi më të fortë se kurrë. Kemi ngritur strukturat drejtuese, është organizuar partia në të gjitha nivelet. Kemi kaluar procesin e primareve. Kandidatët në të gjitha bashkitë kanë qenë kandidatët më të mirë. 

Nuk mund të prisnim një vendim tjetër nga sistemi gjyqësor ku motra e Belinda Ballukut është kryegardiania e shkallës së parë të Vettingut. Që këtu nuk ka më dyshime, nuk ka më iluzione se jo vetëm që nuk ka më drejtësi, por edhe ajo që funksionon në sistemin e drejtësisë është e gjitha në shërbim të pushtetit", u shpreh Kalaja. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco