Sarkazma e gazetarit: Momenti kur Rama i kërkon Alibeajt një kandidat

Sarkazma e gazetarit: Momenti kur Rama i kërkon Alibeajt një kandidat

11:54, 04/03/2023
A+ Aa A-

Nga Klodian Tomorri

Imagjino tani:

Rama në tavoline dhe i vjen sondazhi i Lezhës. Llogaritë nuk duken mire. Fap ngre telefonin direkt.

Alibe, shpejt se na duhet një kandidat në Lezhë.

-Po ku ta gjej o zoti Rama? Unë ata tre që kisha, i vura. Shoferin e kandidova në Përmet, rojen në Skrapar, atë të Shën Valentinit e çova në Librazhd. Kaq kisha unë. 

Rama që kërcet dhëmbët andej nga krahu tjetër. Ah vulëhumbur a vulëhumbur jo. Ti si me vule, si pa vulë, aeroplan pa bisht mbete.

-Shif po ke ndonjë kushëri. Na, po nuk gjete gjë, fol njëherë me Taulantin se kemi ne akoma ca nga këta që s‘na i ka kapur akoma Spaku me lekë nëpër shtëpira.

-Ok. Po shiko, është dhe kjo puna e selisë tani. Na takon neve.

-E mos e vrit mendjen për atë se i kam thënë Çuçit, të blejë një anije tjetër nga ai gazi helmues. E kishim llogaritur me kohë këtë pune ne, se po të ishte për ty, do të të kishte humbur vula me kohë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco